Kompania “Albi” ka përgënjeshtruar pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje të bëra të shtunën, se brendet e reja që kanë arritur në Albi Mall, janë pjesë e aneksit që po ndërtohet pa leje.
Në Reagimin e Kompanisë “Albi” thuhet se me indinjatë reagon dhe përgënjeshtron pohimet e disa personave të caktuar se gjoja zgjerimi i aneksit të ri të Albi Mall-it, qenka pa leje ndërtimi!
‘Albi Mall është atraktiv edhe për qytetarët e vendeve fqinje dhe do ti kontribuojë rritjes ekonomike të Kosovës. Deklaratat e disa personave të një subjekti të caktuar që e cilësojnë objektin pa leje janë deklarata të pavërteta”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë i Kompanisë “Albi”:
Reagim ndaj deklaratave të disa zyrtarëve të një subjekti të caktuar!
Kompania Albi si biznes familjar e themeluar me 05.09.1990, me indinjatë reagon dhe përgënjeshtron pohimet e disa personave të caktuar se gjoja zgjerimi i aneksit të ri të Albi Mall-it, qenka pa leje ndërtimi!
Pas punimeve intenzive në 12 muajt e kaluar, Albi Commerce arriti që të përfundoj punimet në aneksin e ri të zgjerimit të qendrës tregtare Albi Mall.
Ky objekt është një ndër investimet më të mëdha në vend i cili konsiderohet të jetë ndër qendrat më të mëdha dhe me moderne tregtare në Ballkan. Albi Mall ka arritur të tërheq brendet më të mëdha ndërkombëtare në Kosovë, duke nxitur shumë biznese ndërkombëtare të interesohen dhe të investojnë në Kosovë, duke rritur imazhin e Kosovës dhe duke i’u ofruar qytetarëve që të kenë mundësi, që brendet ndërkombëtare t’i blejnë në Kosovë pa dalur jashtë vendit.
Albi Mall është atrakaktiv edhe për qytetarët e vendeve fqinje dhe do ti kontribuojë rritjes ekonomike të Kosovës. Deklaratat e disa personave të një subjekti të caktuar që e cilësojnë objektin pa leje janë deklarata të pavërteta.
Ne si subjekt ekonomik që afaron për 28 vite kërkojmë që të na kurseni nga këto shpifje dhe të na lini të qetë të merremi me punët dhe obligimet tona.
Konsiderojmë se investimet milionëshe të ndërmarra në etapa të zgjerimeve të Albi Mall të përkrahura nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në të kaluarën si dhe nga bankat komerciale që operojnë ne Kosovë, tregojmë një guxim jo të vogël, marrje rreziku, dhe nivel të lartë të ndërmarrësisë dhe si rezultat janë krijuar mijëra vende të reja pune me ndikim direkt në uljen e papunësisë, gjë që ndikon në zhvillimin ekonomik, rrjedhimisht parat do të qarkullojnë në shtetin tonë dhe tatimet e mbledhura do të rrisin arkën e shtetit.
Albi Mall si pjesë e Albi Group në vazhdimësi që nga viti 2006 ka sjellë brende të njohura botërore.
Albi Fashion si pjesë e Albi Group kompani e themeluar në vitin 2006 ka sjellë në Kosovë brendet si: Okaidi, Geox, Springfield, Bitsiani, Golden Point etj.
Në zgjerimin e parë të Albi Mall në vitin 2010 – 2011 Albi Fashion ka sjellë këto brende: Mango, Tom Tailor, Orsay, XYZ, Parfois, Esprit, Jack & Jones, Tamaris, Coffeeshop etj.
Zgjerimi i radhës ndodhi ne vitin 2016 për të cilin zgjerim njëri nga të apostrofuarit ka nënshkruar leje ndërtimi, me këtë zgjerim Albi Mall solli kompaninë Austriake të kinemasë Cineplexx si investim i huaj direkt si dhe shumë brende të tjera.
Me kompaninë “Inditex Group” kemi zhvilluar negociata që nga viti 2015 dhe kemi nënshkruar marrëveshje bashkpunimi që të gjitha brendet e saj : Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull&Bear, Zara Home, Stradivarius dhe Oysho të hapen në Albi Mall.
Sjellja e brendeve botërore ka ndikim direkt në rritjen e imazhit të Kosovës për cka jemi krenar si dhe përbënë integrim të tregtisë dhe ekonomisë së Kosovës në atë evropiane dhe botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri