LAJMI I FUNDIT:

Ndahen afër 11 miliardë lekë për zhvillimin rural në Shqipëri

Ndahen afër 11 miliardë lekë për zhvillimin rural në Shqipëri

Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, për vitin 2019, adreson një fond prej 10 miliardë e 854 milionë lekë në mbështetje të zhvillimit prioritar rural në vendin tonë.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se krahasuar me vitin e kaluar është në të njëjtin nivel por duke marrë parasysh që dikasteri i Bujqësisë, nuk do të ketë më në kompetencë të saj përgjegjësinë e administrimit të sektorit të ujërave, (shpenzimet për administrimin e ujrave shkonin në 60 milionë lekë), rezulton se burimet financiare janë shumë herë më të larta këtë vit sesa vitin e kaluar.

Buxheti i vitit 2019 parashikon të ndahet në tre drejtime kryesore: shpenzime operative me vlerën 177 milionë lekë, investime të brendshme 247 milion lekë dhe investime të huaja në vlerën 3 miliardë e 92 milion lekë.


Investimet e huaja janë më të larta pasi këtu përfshihen fondet IPARD, por edhe një nga veprat më të rëndësishme të këtij viti, që është programi i mbështetur nga Banka Botërore për zonën e Lushnjes, Fierit, Divjakës por edhe në jug të vendit. Ky është një projekt ku bëhet fjalë për 23 milionë euro investime, thekson ministria e Bujqësisë. /ATSH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori