LAJMI I FUNDIT:

Kançeska-Milevska për protestën para shtëpisë së saj: Respektoj shprehjen e qëndrimit, por jo në këtë mënyrë

Kançeska-Milevska për protestën para shtëpisë së saj: Respektoj shprehjen e qëndrimit, por jo në këtë mënyrë

Deputetja Elizabeta Kançeska-Milevska ju kërkoi falje fqinjëve të saj, familjarëve dhe miqve për protestën e mbrëmshme para shtëpisë së saj. Ajo thotë se respekton shprehjen e qëndrimit që mund secili ta shprehë dhe e gjithë kjo është legjitime, por jo edhe në këtë mënyrë.

“Me organizimin e kësaj ngjarje me vetëdije ose pa vetëdije nga ana e udhëheqësve dhe pjesëmarrësve të grupit u prish privatësia në radhë të parë, u shkel privatësia personale dhe familjare dhe njerëzve që jetoj në këtë vend, qinjët, të afërmit dhe miqtë e mi dhe të gjithë bashkëqytetarët e mi, të cilët jetojnë në lagjen Cërnice. Askush nuk është i obliguar të dëgjoj qëndrime të caktuara nga një grup të caktuar që dëshiron t’i deklarojë ndonjë personaliteti, duke prishur privatësinë e tyre”, tha deputetja Kançeska Mileska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Policia ndaloi protestuesit të vinë përballë shtëpisë së Elizabeta Kançeska-Millevska
Lexo po ashtu Policia ndaloi protestuesit të vinë përballë shtëpisë së Elizabeta Kançeska-Millevska

Ajo theksoi se duhet të respektohet hapësira publike por jo edhe të keqpërdoret privatësia e secilit.

“Ekzistojnë vende ku duhet të shprehen qëndrime të caktuara, kjo është hapësira publike, nëpërmjet formave më të ndryshme të shprehjes dhe debatit. Duhet t’i respektojmë institucionet e sistemit dhe debati të zhvillohet atje. Nëse e gjithë kjo nuk respektohet nga secili prej nesh, na çon në anarki”, tha Kançeska-Millevska.

Deputetja Kançevska-Milevska është njëra nga deputetët nga radhët e OBRM-PDUKM-së që votoi ndryshimet kushtetuese. Për votimin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, u formua një shtab nga organizata të ndryshme dhe e quajtën “Maqedonia Bllokon”. Dje ato ishin të pranishëm në shtëpinë e deputetes, ndërsa ditët tjera ishin edhe te shtëpitë e deputetëve tjerë që votuan ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori