LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet e Perëndimit e kanë dëmtuar ekonominë e Rusisë

Sanksionet e Perëndimit e kanë dëmtuar ekonominë e Rusisë

Sanksionet Perëndimore kanë pasur ndikim të madh në Rusi, përkatësisht kanë rezultuar me mungesë të performancës në ekonominë e këtij shteti në katër vjetët e fundit, është thënë në të gjeturat e një studimi të ri të Bloomberg.

Bloomberg Economics ka thënë më 16 nëntor se ndonëse ulja e çmimit të naftës ka goditur ekonominë, sanksionet që i janë vënë Moskës për agresionin e saj ndërkombëtar, për ndërhyrje në zgjedhjet ndërkombëtare dhe përfshirjen e dyshuar në tentim-vrasje janë “fajtori më i madh”.

Sipas të gjeturave, ekonomia e Rusisë “është më shumë se 10 për qind më e vogël në krahasim me atë që është ka mundur të pritet në fund të vitit 2013”.


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar Rusinë për aneksimin e Krimesë nga Ukraina më 2014 dhe për mbështetjen ndaj separatistëve që luftojnë në lindje të Ukrainës.

“Mungesa e performancës ka qenë më e madhe se që mund të sqarohet”, ka thënë analisti i Bloombergut, Scott Johnson.

Në të gjetura po ashtu është thënë se masat ndëshkuese ndaj Moskës duket se kanë arritur qëllimin, pasi janë duke dëmtuar ekonominë e Rusisë, pa përfshirë në shtete tjera globale.

Kjo situatë ka vënë në dyshim parashikimet e Qeverisë ruse se rritja e bruto-prodhimit të brendshëm (GDP) do të tejkalojë 3 përqindëshin deri më 2021, duke dyfishuar kështu normën e vitit 2017. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori