Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në Konferencën rreth përputhshmërisë së Kosovës me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit (LK) dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT), organizuar nga Projekti i përbashkët të BE/Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK II).
Sipas një njoftimi, ministri Tahiri ka theksuar se lufta kundër korrupsionit, pastrimit së parasë dhe financimit të terrorizmit nënkupton punë të vazhdueshme në ndërmarrjen e një varg masash dhe koordinim institucional mes shumë akterëve të përfshirë në sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Të gjitha analizat, përfshirë të gjeturat e Raportit të Progresit dhe ato të Këshillit të Evropës, vlerësojnë se Kosova ka ndërmarrë hapa të vlefshëm në vendosjen e kornizës ligjore dhe mekanizmave institucional në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parasë dhe financimit të terrorizmit”, ka theksuar ministri.
Për të fuqizuar luftimin e korrupsionit, Ministri Tahiri ka përmendur ndryshimet e bëra legjislative, Kodin Penal, ligjin për kompetencat e zgjeruara në konfiskimin e pasurisë së fituar me aktivitet kriminal si dhe ai për mbrojtjen e sinjalizuesve, por gjithashtu edhe iniciativat e ndërmarra Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit si dhe agjendën e përbashkët “Drejtësia 2020”.
“Rritja e transparencës, llogaridhënies dhe lufta kundër korrupsionit kërkon përkushtim në analizë, rishikim dhe plotësim të zbrazëtirave ligjore, efikasitet të shtuar të mekanizmave institucional dhe ndërveprim të ngushtë në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete. Derisa Rishikimi Funksional është proces strategjik që merr kohë, ne kemi vendosur prioritetet në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020” edhe ndërmarrjen e masave praktike në sigurimin e përputhshmërisë së Kosovës me standardet Evropiane në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë tutje ministri Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kasami i përgjigjet Ahmetit: BDI frikësohet nga zgjedhjet lokale, nuk kanë kandidatë të denjë

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve – tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Snopçe: Rrugëtimi Evropian i Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Vaktia e Ramazanit 2025

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet