LAJMI I FUNDIT:

Lirohet me kusht ish-luftëtari i UÇK-së, Sabit Geci

Lirohet me kusht ish-luftëtari i UÇK-së, Sabit Geci

Ish-luftëtari i UÇK-së, Sabit Tafil Geci është liruar me kusht nga burgu i cili akuzohej për krime lufte.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i tij, Tahir Rrecaj.

“Po është liruar sot me kusht. Sabit Tafil Geci ka qenë i akuzuar për krime lufte ku ishte duke e vuajtur dënimin prej 8 vitesh burg, pasi i ka kaluar 2/3 ka fituar të drejtën e lirimit me kusht”, ka thënë Rrecaj.


Ai ka shtuar se para një muaji janë liruar edhe Rrustem e Hetem Geci të cilët së bashku me Sabit Tafil Gecin ishin shpallur fajtorë për krime lufte.

Rreci ka thënë se të tre ishin dënuar në shkallën e parë me 13 vite burg, por pas ankesës Gjykata e Apelit ua kishte zbritur dënimin në 8 vite.

“Që të tre kanë kaluar 2/3 e dënimit dhe kanë fituar të drejtën e lirimit me kusht”, tha Rrecaj.

Edhe kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati përmes një postimi në Facebook ka mirëpritur lajmin për lirimin e bashkëluftëtarit të tyre.

“Sot morëm lajmin për lirimin nga burgu të bashkëluftëtarit tonë Sabit Geci, padrejtësisht u akuzua për krime lufte ashtu si shumë bashkëluftëtarë të tjerë të cilët dhanë mund të madh dhe janë meritor të lirisë së Kosovës, nuk është aspak e drejt por as njerëzore që për vite të tera të mbahen të privilegjuar nga liria.

Ne jemi shumë të lumtur për bashkëluftëtarin tonë Sabit Geci por shpresojmë dhe urojmë që sa me parë të marrim lajmin për lirimin e Gjeneralit Sylejman Selimi dhe të tjerëve që gjykohen padrejtësisht!”, ka shkruar Gucati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori