Disa çështje teknike, si mungesa e përkthimit profesional apo edhe mungesa e stafit, janë paraqitur si pengesa reale në punën dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë në veri të Kosovës.
Gjyqtarët dhe prokurorët, qofshin ata serbë apo shqiptarë, janë ballafaquar me problemet e mosnjohjes së gjuhëve, pengesë kjo që vlerësohet se ka ndikuar në efikasitetin e punës.
Në veri të Kosovës, që nga mbarimi i konfliktit të vitit 1999 kanë funksionuar organet paralele në sistemin e drejtësisë, të cilat kryesisht kanë funksionuar atje vetëm në bazë të ligjeve të Serbisë.
Por, në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të dialogut Prishtinë – Beograd për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, edhe Gjyqësori në veri është kërkuar që të integrohet në kuadër të sistemit të Kosovës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në veri të Mitrovicës, Shyqri Syla, tha për Radion Evropa e Lirë, se ka kaluar një vit që kur është bërë integrimi i prokurorëve në sistemin e drejtësisë të Kosovës.
Prokurorët e integruar, thekson ai, janë gjendur shumë mirë, janë familjarizuar me lëndët dhe kryejnë punët sikurse edhe të tjerët që kanë punuar deri tani.
Që trajtimi i lëndëve të mos bëhet sipas përkatësisë etnike, Syla thotë se është parapara ndarja e lëndëve me anë të shortit.
“Asnjë lloj problemi dhe as shqetësimi nuk e kemi rreth ndarjes së lëndëve. Lëndët ndahen me short, sipas arritjes dhe në këtë drejtim as prokurorët e integruar dhe as ata që kanë punuar deri më tani nuk kanë pasur vërejtje. Madje, mund të them se prej integrimit të prokurorëve që tashmë kanë bërë një vit, ka rënë edhe kriminaliteti. Unë, sipas informatave që i kam nga stacioni policor, diku 20 për qind kemi më pak kryerje të veprave penale, sesa në periudhën e njëjtë të vitit para integrimit”, thekson Syla.
Por, si sfidë më vete, Syla veçon përkthimin, duke pasur parasysh se shumica e prokurorëve të integruar nuk e dinë gjuhën shqipe, por ka edhe shqiptarë që nuk e dinë gjuhën serbokroate.
“Ka qenë sfidë, por edhe kjo sfidë është tejkaluar. I kemi gjithsej pesë përkthyes, të cilët mjaftojnë për kryerjen me sukses të punëve. Efikasiteti është në nivelin më të lartë të mundshëm. Të gjithë prokurorët e kanë tejkaluar normën prej 100 për qind për çdo muaj”, thekson Syla.
Por, ndryshe mendon Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Ai thotë se pavarësisht faktit që ka filluar të funksionojë sistemi gjyqësor edhe në pjesën veriore të Kosovës, keqmenaxhimi dhe mosbashkëpunimi në mes Këshillit Gjyqësor dhe gjykatës në veri, ka bërë që sistemi i drejtësisë në këtë pjesë të vendit, të ballafaqohet me probleme elementare.
Ndër tjerash, Miftaraj përmend problemet për rastet kur paraqiten lidhur me caktimin e lëndëve te gjyqtarët shqiptarë apo te gjyqtarët serbë.
Me gjithë problemet, pozitive, sipas tij, është se më në fund, qytetarët e kanë një adresë, një gjykatë në veri, ku mund të drejtohen.
“Sidoqoftë, edhe Këshilli Gjyqësor, por edhe kryetari i Gjykatës Themelore, së bashku me nënkryetarin dhe gjyqtarët e tjerë, duhet të gjejnë mënyrën që të menaxhojnë këtë gjykatë më mirë dhe t’i tejkalojnë problemet aktuale që i kanë, qoftë me mungesën e përkthyesve, qoftë me mungesën e stafit mbështetës, i cili do të mundësonte që kjo gjykatë të ishte tërësisht operative”, thekson Miftaraj.
“Me vetë faktin se kryetari i gjykatës ka probleme në caktimin e lëndëve te gjyqtarët serbë apo shqiptarë, për shkak të mungesës së përkthimit, kjo e dëshmon në një farë mënyrë mungesën e vullnetit, keqmenaxhimin, keqadministrimin në këtë gjykatë, në mënyrë që kjo t’i kryejë punët në bazë të Kushtetutës, në bazë të ligjit”, thotë ai.
Edhe Prokuroria në veri, nënvizon Miftaraj, ndodhet në një situatë të njëjtë me gjykatën. Ai përmend si pengesë mungesën e përkthyesve, marrë parasysh se atje ka prokurorë e gjyqtarë, serbë dhe shqiptarë, e po ashtu edhe proceset zhvillohen, qoftë ndaj serbëve apo shqiptarëve, dhe mosnjohja e gjuhëve paraqitet si pengesë reale.
“Andaj, deri te njëfarë mënyre, plotësimi i këtij kriteri, që të kenë përkthyes profesionalë, përkthyes që mund t’i adresojnë këto kërkesa, mund të ndikojë te kjo gjykatë të mos jetë tërësisht funksionale, në një farë mënyre të mos jetë operative”, thekson Miftaraj.
Gjykata dhe Prokuroria në veri po funksionalizohet për t’u dhënë fund institucioneve paralele të drejtësisë që kanë funksionuar në këtë pjesë të Mitrovicës me mbështetjen e Beogradit. Sipas Miftarajt, Gjyqësori në veri, sikurse edhe në pjesët tjerat Kosovës ka nevojë për një funksionim shumë më efikas.
“E vetmja mënyrë që të kemi një sistem të drejtësisë efikas e profesional, në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore, kërkon të kemi një Këshill Gjyqësor të Kosovës më efikas, më bindës, i cili kërkon llogari, i cili kërkon transparencë, i cili ushtron kompetencat e saj, qoftë në raport me gjykatat në jugun e Kosovës, qoftë në veri”, tha Miftaraj.
Aktualisht, është duke u bërë rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë në Kosovë, i cili, sipas tij, pritet që një ditë t’i adresojë problemet në mënyrë që t’u jepet zgjidhje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite