LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Po punohet që nga janari të punësuarit në shëndetësi të marrin paga më të larta

Filipçe: Po punohet që nga janari të punësuarit në shëndetësi të marrin paga më të larta

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot deklaroi se po bëhen përpjekje maksimale që të sigurohen mjete për rritjen e pagave për gjithë punonjësit shëndetësor nga fillimi i vitit të ardhshëm.

“E di saktësisht çfarë do të ndodh pasi kemi komunikim të vazhdueshëm edhe me sindikatën e Qendrës Klinike edhe me Shoqatën e motrave medicinale dhe teknikëve. Gjatë ditës së djeshme kemi biseduar rreth buxhetit. Disa punë po finalizohen. Po bëjmë përpjekje për të siguruar gjitha mjetet e nevojshme”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se plani fillestar ka qenë që vetëm për mjekët të rriten pagat, ndërsa në shtator edhe për të punësurit tjerë, ndërsa tani tha po punohet që gjithë të punësuarit në shëndetësi të marrin paga më të mëdha.


“Gjatë ditëve të ardhshme do të dalim me informacione konkrete”, tha Filipçe.

Ndërsa sa i përket vaksinave, ai tha se ka mungesa të vaksinës për tetanusin, por nga java e ardhshme do të ketë në gjitha institucionet shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori