LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me partnerin e Skopje East Gate Mall në Maqedoni

Njihuni me partnerin e Skopje East Gate Mall në Maqedoni

Qendra më e madhe tregtare në Shkup dhe në Maqedoni, East Gate Mall, ka filluar dhënien e hapësirave me qira, ndërsa këtë proces do ta udhëheq “Cushman & Wakefield / FORTON MKA

East Gate Mall do të jetë qendra tregtare e së ardhmes dhe pjesë e projektit multifunksional në tregun e patundshmërive në Maqedoni. Struktura e qendrës tregtare do të dominohet nga nivele duke u koncentruar në brendet e modës, restoranteve, ushqimit dhe zbavitjes, të gjithë këto në një vend.


“Interesimi në treg është i shkëlqyeshëm dhe presim që të rritet edhe më. Presim që 40% e tregut të ju jepet brendeve që nuk janë tani në Maqedoni” thotë Vllatko Bogoevski, drejtor i “Forton Maqedoni”

East Gate është planifikuar të ketë 500.000 metër katrorë (bruto) dhe me këtë do të jetë qendra më e madhe tregtare në tregun vendor. Këtu përfshihen qendër tregtare, qendër banesash dhe qendër zyrash.

Projekti East Gate është investim më i madh privat në tregun e patundshmërive në Maqedoni me 350 milionë euro, i financuar nga Balfin Group.

Pas investimit të suksesshëm në Skopje City Mall, ky është investimi i dytë në tregun e Maqedonisë. /Telegrafi/

“East Gate” thërret kompanitë për ndërtimin e kompleksit gjigant në Shkup
Lexo po ashtu “East Gate” thërret kompanitë për ndërtimin e kompleksit gjigant në Shkup