LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë e Bullgarisë: Nikolla Gruevski nuk ka pasur pasaportë bullgare

Ministria e Drejtësisë e Bullgarisë: Nikolla Gruevski nuk ka pasur pasaportë bullgare

Ministria e Drejtësisë e Bullgarisë ka njoftuar se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, nuk posedon pasaportë bullgare dhe nuk është shtetas i Bullgarisë.

Ministria bullgare ka hedhur poshtë spekulimet se Gruevski ka pasur pasaportë bullgare gjatë arratisjes në Hungari, duke thënë se sipas të dhënave që posedojnë Gruevskit nuk i është dhënë pasaportë bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gruevski i cili është i dënuar me dy vite burg në rastin “Tanku” të PSP-së, është arratisur në Budapest të Hungarisë ku edhe ka kërkuar azil politik.

Ndërsa autoritetet në Maqedoni kanë njoftuar se do të kërkojnë ekstradimin e tij, kurse kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se do të bëjnë gjithçka që është nën kompetenca të tyre, që Gruevskit të kthehet në Maqedoni dhe ta vuajë dënimin./Telegrafi/