LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Lladrovci e liron nga detyra drejtorin për Buxhet e Financa

Ramiz Lladrovci e liron nga detyra drejtorin për Buxhet e Financa

Pas kërkesës për lirim nga detyra e drejtorit për Buxhet e Financa, Labinot Gruda, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka liruar atë nga kjo pozitë.

Sipas kumtesës për media, kërkesa për lirim nga detyra e drejtorit për Buxhet dhe Financa e Labinot Gruda, ka të bëjë ekskluzivisht me arsyet e tij personale.

Kryetari Lladrovci e ka falënderuar ish-drejtorin Gruda për bashkëpunimin e ofruar sa ka qenë ne pozitën e drejtorit dhe i ka uruar suksese në karrierë. /Telegrafi/