LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, prej sot hyn në fuqi detyrimi për pajisjet dimërore në makina

Maqedoni, prej sot hyn në fuqi detyrimi për pajisjet dimërore në makina

Detyrimi për posedim të pajisjeve dimërore në makina, hyn në fuqi prej sot dhe do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë (KRSKRr) ju bëri apel shoferëve që të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë këtë obligim ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Edhe pse kushtet klimatike akoma janë stabile, në periudhën e ardhshme priten temperatura të ulëta, sidomos në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Paraqitja e ngricave në vende të caktuara, ura, mbikalime ose nënkalime është e qartë, ndërsa gjithashtu paraqitja e ngricave do të jetë e shpeshtë edhe nëpër korsi”, thonë nga KRSKRr, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoferët të cilët nuk e respektojnë këtë obligim do të gjobiten me 45 euro, në kundërvlerë të denarit dhe do t’ju regjistrohen 25 pikë negative.

Gomat e dimrit janë ato goma që kanë një shenjë në anën e tyre: “MS”, “M+S”, “M&S” dhe një shenjë dëbore në një mal.