LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj, konferencë shkencore për Skënderbeun

Skenderaj, konferencë shkencore për Skënderbeun

Në shënim të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, komuna e Skenderajt ka organizuar një konferencë shkencore, ku u tha se fryma skënderbegiane duhet të vazhdojë të mbretërojë tek populli shqiptar.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin historianë e personalitete të shquar të cilët vlerësuan lart figurën e Skënderbeut.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se mesazhi dhe figura e Skënderbeut duhet të trashëgohet ndër breza.


Sipas tij përmes ndjekjes mesazhit të heroit kombëtar për liri, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës arritën të sjellin lirin dhe pavarësinë për popullin shqiptar në Kosovë.

“Është krenaria jonë shqiptare, është identiteti ynë, është personaliteti që ka frymëzuar me shekuj shqiptar në rrugën e tij për liri dhe pavarësi. Mesazhi që ka sjell dhe ka përcjell, dhe përcillet edhe sot nga heroi ynë kombëtar është universal….Ne e kemi për obligim që të ua lëmë trashëgim brezave që do vijnë pas nesh, për ta trashëguar këtë vend të bekuar, atdheun tonë të shtrenjt Kosovën”, u shpreh i pari i Skenderajt.

Kurse, ligjëruesja e Fakultetit të Filologjisë, Sala Ahmeti u shpreh se Gjergj Kastrioti i pari në Evropë e bëri konsolidimin e vlerave kombëtare.

Sipas Ahmetit fryma skenderbegiane duhet të na përcjell gjithmonë, e sidomos tani kur po përballemi me disa shpërfytyrime të vlerave kulturore.

“Kjo dëshmon se këtu në këtë vend është bartur breza ps brezi madhështia e figurisë së Skënderbeut. Është bartur ndjenja për t’i promovuar vlerat kombëtare, të cilat Skënderbeu në kohën e tij i konsolidoi i pari ndër udhëheqësit në Evropë. …Konsolidimin e kombit të ashtuquajtur modern që e njohim ne sot e ka promovuar i pari në Evropë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha se një shembull të figurës së heroit kombëtar e ndoqi edhe komandanti legjendar, Adem Jashari.

Ndërkaq, Nezir Bejta profesor i gjimnazit “Hamëz Jashari”, në Skenderaj tha se përmes kësaj konference të iniciuar nga ky gjimnaz po përkujtohet epoka më e lavdishme e kombit shqiptar.

“Ne sot po e përkujtojmë Gjergj Kastriotin dhe epokën e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historiografisë shqiptare i cili për më shumë se dy dekada i bëri ballë një perandorie që për synim kishte sundimin e gjithë Evropës”, ka thënë Bejta.

Gjatë kësaj konference shkencore u lexuan edhe kumtesa të cilat pasqyronin ndikimin e figurës së heroit Gjergj Kastriotit Skënderbeut për krijimin e kombit shqiptar. Për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot- Skënderbeu edhe Qeveria e Kosovës ndau 500 mijë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori