LAJMI I FUNDIT:

Sela: Qeveria të jep dorëheqje dhe të mbajë përgjegjësi për ikjen e Gruevskit

Sela: Qeveria të jep dorëheqje dhe të mbajë përgjegjësi për ikjen e Gruevskit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp kërkoi dorëheqjen e Qeverisë së Zaevit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sela tha se me ngjarjet e fundit, duke e përmendur edhe arratisjen e Gruevskit, qeveria e ka humbur moralin dhe nuk ka besim për të udhëhequr me shtetin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vazhdon teatri që u servua në opinion javën e kaluar, ndërsa tani vazhdon akti i dytë. Po ndodh ajo që ne e kemi paralajmëruar disa herë si parti, kapja e gjyqësorit nga LSDM sikur e bëri OBRM-PDUKM-ja, për këtë arsye kërkojmë dorëheqjen e qeverisë dhe formim të qeverisë eksprese, e cila do të mundësojë reforma në gjyqësi dhe zbardhje të këtyre skandaleve”.


“Ikja e Gruevskit nuk është e para, por gjithë ata që duhej të përgjigjeshin për vepra kriminale janë në arrati si rasti i Gruevskit dhe i Koçanit. Këto raste ngjasojnë me rastin e 27 prillit, ku gjithashtu me mosveprim u lejua të ndodh ajo që ndodhi këtu në Kuvend. Kërkojmë nga Prokuroria që të hetojë ikjen e Gruevskit, ku dyshojmë se ka edhe aktorë politik. Qeveria e ka humbur moralin për të qeverisur me këtë shtet”, tha mes tjerash Sela.

Ndërsa sa i përket propozimit të Entit për Statistika që regjistrimi i popullsisë të bëhet pa pyetje për përkatësinë etnike dhe fetare, Sela tha se Aleanca për Shqiptarët është kundër këtij propozimi.

Ai tha se ky propozim është në kundërshtim me Kushtetutën dhe regjistrimi duhet të ketë edhe përkatësinë etnike. Sipas tij, ky propozim godet edhe Marrëveshjen e Ohrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori