LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman në Beograd: Pozicioni i Gjermanisë për “korrigjim kufijsh” mbetet i njëjtë

Ambasadori gjerman në Beograd: Pozicioni i Gjermanisë për “korrigjim kufijsh” mbetet i njëjtë

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb ka thënë se Gjermania nuk ka ndryshuar qëndrim, kur bëhet fjalë për idenë e “korrigjim të kufijve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, rezervat e tyre kanë shprehur edhe disa vende tjera evropiane.

Ambasadori gjerman thotë se ka pasur spekulime se qëndrimi i Gjermanisë ka ndryshuar kur bëhet fjalë për idenë e “korrigjimit të kufijve”, duke shtuar se ai mbetet i njëjti që dihet deri më tani.


“Kancelarja Federale ka shprehur publikisht pikëpamjet e saj në publik … Ka pasur spekulime nëse qëndrimi i Gjermanisë do të ndryshojë – por jo, qëndrimi gjerman mbetet ashtu siç është për një kohë të caktuar… unë mund t’i referohem asaj që Kancelarja tha”, citohet të ketë thënë ambasadori Schieb.

Ndërsa duke folur për dallimin në pikëpamjet e shprehura nga Gjermania në njërën anë dhe komisioneri i zgjerimit, Johanes Hahn, dhe Shtetet e Bashkuara (që treguan se do të mbështesin gjithçka që është rënë dakord midis Beogradit dhe Prishtinës), nga ana tjetër, Schieb thotë se Hahn dhe Uashingtoni nuk thonë “ne mbështesim shkëmbimin e territorit”, por ata thonë se duan të japin më shumë hapësirë manovruese për të dyja palët, për të parë se si do ta përdorin atë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori