LAJMI I FUNDIT:

Shitet fotografia e Hitlerit me vajzën hebreje – tregohet historia e pabesueshme e saj (Foto)

Shitet fotografia e Hitlerit me vajzën hebreje – tregohet historia e pabesueshme e saj (Foto)

Në shikim të parë, fotografia e një burri që përqafon vajzën e re duket sikur tregon një skenë lumturie të madhe.

Por një vështrim më i afërt, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo zbulon një rrëfim shumë të rrallë: ky është Adolf Hitleri, njeriu që qëndroi pas vrasjes së gjashtë milionë hebrenjve, bashkë me të cilin është një vajzë e vogël hebreje.

Përkundër kësaj, Hitleri do të vazhdonte të ndërtonte një miqësi me Rosa Bernile Nienau, e cila përfundoi vetëm kur zyrtarët e lartë nazistë ndërhynë, pesë vjet më vonë.


Dhe tani ky imazh i rrallë, i realizuar në vitin 1933, po bëhet gati për t’u shitur në një ankand në SHBA.

Vlerësohet se fotografia, e marrë nga fotografi Heinrich Hoffmann, mund të shkoj deri në 10,000 dollarë, ndoshta edhe më shumë.

Sipas faqes së internetit të ankandit, Rosa dhe nëna e saj u bashkuan me turmën jashtë strehës Alpine të Hitlerit, Berghof, në vitin 1933 në ditëlindjen e tij.

Mendohet se kur ai zbuloi se Rosa kishte ditëlindjen në po të njëjtën ditë, ai ftoi Rosan dhe nënën e saj Karoline deri në shtëpi – ku ishin marrë këto fotografi.

Jo shumë kohë më vonë, u zbulua se nëna e Karolinës kishte qenë hebreje.

Por kjo nuk e pengoi Hitlerin të mbante miqësinë e tij me vajzën, të cilës i kishte dërguar një kopje të nënshkruar të fotografisë.

Ajo do t’i shkruante Hitlerit dhe ndihmësit të tij Wilhelm Bruckner në të paktën 17 raste midis viteve 1935 dhe 1938, derisa asaj dhe nënës së saj, e ve, iu tha të ndërpresin kontaktet nga sekretari privat i kreut nazist Martin Bormann. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndalet për të blerë një pije energjike, por përfundon duke blerë një biletë 'gërvisht dhe fito' - amerikani fiton 1 milion dollarë në lotari

Ndalet për të blerë një pije energjike, por përfundon duke blerë një biletë 'gërvisht dhe fito' - amerikani fiton 1 milion dollarë në lotari

Fun
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Interesante
Lufta për territor, krokodili në “betejë” me peshkaqenët në një plazh në Australi

Lufta për territor, krokodili në “betejë” me peshkaqenët në një plazh në Australi

Interesante
I kishte paguar aksidentalisht faturën e energjisë fqinjit të tij për 18 vjet, burri nga Kalifornia ndan historinë

I kishte paguar aksidentalisht faturën e energjisë fqinjit të tij për 18 vjet, burri nga Kalifornia ndan historinë

Interesante
Ëndrra

Ëndrra

Provimi

Provimi

Kalo në kategori