LAJMI I FUNDIT:

Thirrja me pasoja në burgun e Burrelit, më 28 nëntor 1947: Kosovë e Çamëri do të jetë prapë Shqipëri

Thirrja me pasoja në burgun e Burrelit, më 28 nëntor 1947: Kosovë e Çamëri do të jetë prapë Shqipëri

Pesëqind burra, në kor, këndojnë këngë për mëmëdheun, për flamurin, për Kosovën e Çamërinë, brenda burgut ferr në Burrel. Të gjithë antikomunistë, të gjithë njëzëri kishin tronditur muret e këtij burgu…

Në librin e saj “Përtej harrimit Abdulla Rami”, Ermira Xhomaqi Godo sjell shumë kujtime të xhaxhait të saj Avni Xhomaqi, sidomos për periudhën e vuajtjes së dënimit në burgun e Burrelit, së bashku me gjyshin e saj Abdulla Ramin. Ndër kujtimet e shumta të Avni Xhomaqit, është edhe kjo ngjarje me të vërtetë e rrallë, ndodhur në burgun famëkeq të Burrelit. Xhomaqi kujton se atë ditë, të burgosurit kishin menduar ta përkujtonin kësisoj festën e Pavarësisë: Ata kishin nisur të këndonin fort, njëzëri për flamurin, për mëmëdhenë, për Kosovën dhe Çamërinë. Ngjarja e pazakontë kishte vënë në alarm gjithë adminsitratën e burgut. Ja si e dëshmon Avni Xhomaqi këtë ngjarje të rrallë.


“Nuk më del nga mendja 28 nëntori i vitit 1947. Mbasdite na kishin nxjerrë për të marrë pak ajër dhe për të mbushur ujë në pusin që ishte në mes të oborrit të burgut. Ishte Festa e Flamurit atë ditë, dita më e shënuar e shqiptarëve! Kjo datë e shënuar do të festohej atë ditë edhe aty, do ta festonim atë ditë edhe ne atë jubile në atë burg- ferr të Burrelit ku na kishin hedhur… do ta festonim ashtu duke ia marrë këngës. Dhe më shumë se 500 zëra burrash shpërthyen bashkërisht në oborrin e burgut. Burra, pleq e djem të rinj filluan të këndonin për flamurin, për mëmëdhenë, për Kosovën dhe për Çamërinë: ‘Kosovë e Çamëri, do të jetë prapë Shqipëri…’

U tronditën muret e burgut nga kënga dhe gjëmimi i gjokseve tona. U vu në alarm policia, administrata e burgut dhe gardianët. Me automatikë në duar, u binin bilbilëve si të tërbuar dhe na detyruan të futeshim brenda. E ndaluan këngën. Drejtori i burgut, rrethuar me togën e policëve na pyeste një nga një:

– Kush e filloi i pari këngën, kush ia mori këngës?

– Të gjithë bashkë ishim në këngë, të gjithë ia morëm këngës, të gjithë bashkë! – ishte përgjigjja e të burgosurve.

Atëherë të gjithë nuk na merrnin dot, por veçuan prej nesh rreth 30 veta, që i kishin gjithnjë në shënjestër; dhe midis tyre edhe ish- ministrin e Arsimit, Gjergj Kokoshin, Abdulla Ramin, Ibrahim Biçakçiun, Qemal Vrionin edhe të tjerë, dhe pasi i urdhëruan të hiqnin këpucët, çorapet e xhaketat, i futën në birucat e mbushura me ujë të akullt. Këto biruca ishin të posaçme për tortura të tilla. I lanë me orë të tëra…” /27/

Në trend Kultura

Më shumë
Bardi i Bruklinit

Bardi i Bruklinit

Kulture
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kulture
“Shiu pushonte dhe dilte dielli, kur në tribunë shfaqej udhëheqësi ynë Enver Hoxha”

“Shiu pushonte dhe dilte dielli, kur në tribunë shfaqej udhëheqësi ynë Enver Hoxha”

Kulture
Edith Durhami për luftëtarët shqiptarë

Edith Durhami për luftëtarët shqiptarë

Kulture
Thënie të Bernard Shawit: Në qiell, një engjëll është një njeri i zakonshëm!

Thënie të Bernard Shawit: Në qiell, një engjëll është një njeri i zakonshëm!

Fjala+
Kalo në kategori