LAJMI I FUNDIT:

Del për të hedhur mbeturinat, vrasësi me pagesë e qëllon me revole me shurdhues – holandezja shpëton mrekullisht (Video, +16)

Del për të hedhur mbeturinat, vrasësi me pagesë e qëllon me revole me shurdhues – holandezja shpëton mrekullisht (Video, +16)

Një nënë nga Holanda i ka shpëtuar vdekje për një “fije floku” nga një vrasës me pagesë, i cili filloi ta qëllojë me revole me shurdhues derisa ajo po hidhte mbeturinat para shtëpisë.

39-vjeçarja kishte përgatitur mëngjesin për vajzën e saj dhe për disa sekonda kishte dalë jashtë për të hedhur mbeturinat, por kurrë nuk kishte menduar se do ta gjej veten në një situatë të palakmueshme, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur vrasësi me pagesë me helmetë në kokë i afrohet me revole me shurdhues. Por, edhe pse i shkrep disa plumba në drejtim të saj, vetëm një e godet në kraharor dhe arrin t’i shpëtojë vdekjes.

Gruaja e paidentifikuar ishte ndihmuar nga e bija të ndalë gjakderdhjen derisa ishte dërguar në spital për tretman.

“Vajza ime ka vepruar sikur të ishte e rritur. Ajo më lidhi këmbën me rroba për të ndalur gjakderdhjen, dhe menjëherë i telefonoi autoambulancës dhe babait të saj”, ka deklaruar ajo.

Policia ende nuk ka zbuluar motivin e kësaj tentim vrasje, edhe pse janë dhënë version të ndryshme për ngjarjen në Eindhoven. Ata i kanë publikuar pamjet edhe në media, me të vetmin qëllim që qytetarët t’ju ndihmojnë në identifikimin e sulmuesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori