LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për rrëmbim në komunën e Gjakovës

Arrestohen dy persona për rrëmbim në komunën e Gjakovës
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve të DRP-së në Gjakovë, të hënën ka ndaluar dy persona M.G  dhe  A.B., meqenëse ekziston dyshimi se të njëjtit më 11.11.2018 në fshatin Bec të Gjakovës kanë rrëmbyer personin I.J., nga fshati Rashkoc i GJakovës, në atë mënyrë që e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë detyruar të futet në automjetin e tyre, duke e dërguar tek liqeni i Radoniqit.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që ndaj të pandehurve të caktohet masa e paraburgimit  në afat prej 30 ditësh.

“Arsyeja e rrëmbimit është se viktima I.J., ka marrë pjesë në zgjidhjen e një kontestit në mes të motrës së pandehurit M.G,  dhe bashkëshortit  të saj,  duke e kanosur që këtë çështje ta zgjidhë në favor të  tyre, të cilën gjë viktima “ka pranuar ta bëjë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/