Drejtori i Innovation Centre Kosovo (ICK), Uranik Begu, tha se roli i ndërmarrësisë dhe inovacionit në Kosovë është faktor kyç dhe nxitës i zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik të vendit. Begu tha se mbështetja e inovatorëve dhe ndërmarrësve të rinj duhet të jetë një ndër objektivat kryesore të shtetit pasi që këto gjenerojnë vende të reja të punës, dhe bëjnë Kosovën një shtet shembull të zhvillimit të ndërmarrësisë.
“Kjo është koha e fundit që ne të bashkojmë forcat për të inkurajuar të rinjtë tanë për të ecur më tej në këtë drejtim”, ka shtuar Begu.
Ai njoftoi të pranishmit se gjatë kësaj jave do të organizohen 60 aktivitete të ndryshme partnere të së cilave janë mbi 55 organizata dhe biznese të sektorëve të ndryshëm në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, uroi fillimin e Javës si një ndër aktivitetet kryesore të vitit duke thënë se dija, inovacioni, dhe ndërmarrësia janë faktorët primar për rininë e Kosovës për të zhvilluar idetë e tyre të bizneseve. Veseli tha se zhvillimi i politikave dhe legjislacionit nga ana e Kuvendit synon që të lehtësojë të të bërit biznes në vendin tonë çka edhe rrjedhimisht rezulton në investime të huaja në vend. Ai shtoi se Kuvendi i Kosovës do të jetë në përkrahje të iniciativave të tilla edhe në të ardhmen duke përmendur këtu si një nga iniciativat kryesore krijimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për të asistuar bizneset dhe ndërmarrjet e reja në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se legjislacioni i të bërit biznes në Kosovë është më se i avancuar. Ai tha se përkundër zhvillimeve të bëra në legjislacion, bizneset vazhdojnë të hasin në sfida të shumta duke përfshirë këtu mungesën e furnzimit të qëndrueshëm me energji si dhe barrierat burokratike, korrupsioni, dhe mungesa e konkurrencës së duhur. Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen e ndërmarrësve ashtu si deri tani ku ka ofruar lehtësira për bizneset në heqjen e taksave nga lënda e parë dhe ofrimin e mbështetjes në nivel komunal.
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, cilësoi Javën Globale të Ndërmarrësisë si një mundësi shumë të mirë të rritjes së vetëdijesimit mbi rolin e ndërmarrësisë në shoqërinë kosovare. Ajo tha se nevojitet kurajo për të shndërruar një ide në një biznes të suksesshëm dhe se këto biznese kontribuojnë drejtëpërdrejtë në krijimin e vendeve të reja të punës, e rrjedhimisht rritje të zhvillimit ekonomik të vendit. Hyland kërkoi nga ligjëbërësit që vëmendje të shtuar t’i kushtohet edhe fuqizimit të grave ndërmarrëse të cilat tashmë janë në rritje në vend.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se nuk ka vend më të mirë, për lansimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, se Kuvendi i Republikës, se salla e takimeve ku marrin formë dhe jetë ligjet që afektojnë jetët tona, dhe ku marrin drejtim përpjekjet për zhvillim. Ai shtoi se ndërmarrësia duhet të jetë edhe mundësi unike për gjithëpërfshirje të shoqërisë kosovare në biznes dhe në tregun e punës, posaçërisht të grave e vajzave, personave me aftësi të kufizuara, të rinjve, të cilët kanë zellin e madh për të qenë të dobishëm për vetën dhe të tjerët, të cilët kanë ide kreative, por nuk arrijnë të sigurojnë mjetet financiare për jetësimin e ëndrrës së tyre, për çka nevojiten përpjekje gjithëpërfshirëse.
Ndërsa Riccardo Serri, Zëvendësshef i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se duke qenë se rinia është e ardhmja e Kosovës ne duhet të fokusohemi në arsimimin e tyre si dhe ofrimin e mbështetjes. Ai shtoi se, edhe pse për të filluar një biznes duhen të përmbushën një sërë kriteresh, me implementimin e ligjeve të duhura dhe sundimin e ligjit Kosova ka një rini e cila mund të ketë sukses jashtëzakonisht të madh në ndërmarrësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje