LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë britanike po duan t’u vendosin punëtorëve mikroçipa, reagojnë sindikalistët

Kompanitë britanike po duan t’u vendosin punëtorëve mikroçipa, reagojnë sindikalistët

Ideja e kompanive në Mbretërinë e Bashkuara që t’iu implantojnë punonjësve mikroçipë në mënyrë që të përmirësojnë sigurinë dhe efikasitetin, ka ngritur shqetësime në mesin e sindikalistëve, raporton “Independent”.

Disa kompani ligjore dhe financiare në Mbretërinë e Bashkuar, raportohet se janë në bisedime me një kompani përgjegjëse për montimin e mijëra çipëve tek punëtorët e tyre në Skandinavi, transmeton Telegrafi.


Çipët me madhësi të kokrrës së orizit, zakonisht futen nën lëkurë mes gishtit të madh dhe atij tregues dhe përdor teknologjinë e identifikimit të radio frekuencës (RFID), që u ndihmon personave t’i zëvendësojnë çelësat, ID-të dhe madje biletat e trenave.

Ky trend tashmë është bërë i popullarizuar në Suedi, ku më shumë se 4 mijë persona kanë pasur të implantuar nën lëkurë çipët gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa punët e implantimit i ka kryer kompania e quajtur “Biohax”.

Një partnerit me sistemin kombëtar hekurudhor suedez, nënkupton që njerëzit do të jenë në gjendje to përdorin çipët e Biohas si zëvendësim për biletat e letrës dhe biletat tjera të udhëtimit të plastikës.

Gjatë një interviste dhënë “Sunday Telegraph” nga kjo kompani, kanë zbuluar se janë duke zhvilluar bisedime me kompanitë britanike rreth zbatimit të teknologjisë për punëtorët e tyre.

“Këto kompani kanë dokumentet të ndjeshme me të cilat punojnë”, ka thënë themeluesi i kompanisë “Biohax”, Jowan Österlund, duke pretenduar se këta mikroçipë do t’ju lejojë atyre të vendosin kufizime kudo.

Si kundërpërgjigje, Konfederata e Industrisë britanike (CBI) dhe Kongresi i Bashkimit të Tregtisë (TUC) janë alarmuar për implikimet e privatësisë të kësaj teknologjie.

“Ndërsa teknologjia po ndryshon mënyrën se si ne punojmë, kjo e bën leximin të jetë shumë i pakëndshëm. Firmat do të duhej të përqendroheshin më shumë në angazhimin e punonjësve të tyre sesa në përparësitë e menjëhershme që i sjell kjo teknologji”, ka deklaruar zëdhënësi i CBI-së për “Guardian”.

“Në e dimë se punëtorët tashmë kanë filluar të shqetësohen se disa punëdhënës janë duke përdorur teknologjinë për të kontrolluar dhe mikromenaxhuar, duke thyer kështu të drejtën e stafit të tyre për privatësi”, ka shtuare zëdhënësi i TUC.

Österlund ka thënë se çdo partneritet me kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar do t’ju lejonte punonjësve të zgjedhin skemën, duke shtuar se: “Nëse keni 15 për qind, ky vazhdon të jetë ende një numër i madh njerëzit që nuk do të kenë nevojë për pasaportë fizike”.

Avokatët e kësaj kompanie të teknologjisë informative pretendojnë se çipët përmirësojnë efikasitetin në shumë aspekte të jetës, pasi u lejojnë punëtorëve transaksione pa kontakt fizik në pikat e kontrollit të sigurisë dhe terminalet e udhëtimit.

Një nga adoptuesit më të hershëm Zoltan Istvan, ka deklaruar për “Independent” se si e kishte përdorur çipin për të hyrë në shtëpinë e tij, duke mos anashkaluar edhe kufizimet e kësaj teknologjie.

“Tre vite më parë kam pasur të implantuar në dorë çipin RFID që më mundësonte të futem dhe dalë nga shtëpia ime, dhe është një gjë fantastike për faktin se nuk kam nevojë më të barti çelësat e shtëpisë”, ka shtuar Istvan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori