LAJMI I FUNDIT:

Lleshi i shkruan presidentit Meta: Më çdekreto!

Lleshi i shkruan presidentit Meta: Më çdekreto!

Gjeneral Sandër Lleshi i është drejtuar me shkrim Presidentit të Republikës, duke e njoftuar atë se heq dorë nga përfitimet e vendimit të Gjykatës Administrative, e cila i kishte dhënë atij të drejtën të rikthehej në Forcat e Armatosura si ushtarak aktiv, status të cilin Sandër Lleshi i thotë kreut të Shtetit se ai nuk e gëzon.

Sipas shpjegimit të Lleshit për Metën, ai është nxjerrë në lirim në vitin 2013 nga Presidenti Nishani dhe ndonëse Gjykata Administrative e rrëzoi atë dekret, Ministria e Mbrojtjes ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë, duke e konsideruar gjeneralin si “gjyqfitues” në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor dhe jo “ushtarak aktiv”, transmeton TCH.


Në përfundim, në letrën drejtuar Metës, Sandër Lleshi deklaron se heq dorë nga riveshja e uniformës:

“Deklaroj me anë të kësaj letre se, në cilësinë e gjyqfituesit, me institucionin që ju drejtoni dhe Ministrinë e Mbrojtjes, heq dorë plotësisht nga të gjitha të drejtat që burojnë nga zbatimi i vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit. Në interpretimin tim nuk ka pengesë ligjore për dekretimin tim nga ana Juaj, por mirëpres çfarëdolloj akti administrativ nga ana Juaj apo e çdo organi përgjegjës të parashikuar nga ligji, që do të qartësonte dhe do të vendoste pa asnjë keqkuptim se nuk jam më ushtarak aktiv, por i liruar nga shërbimi aktiv ushtarak, me qëllim që të përmbushet funksionimi i i rëndësishëm kushtetues i emërimit të ministrit të Brendshëm”.

Kjo kërkesë e zv/ministrit erdhi pasi Presidenti iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes me shkresë, ku Sandër Lleshi konsiderohej nga Meta si ushtarak: “Emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”.

Presidenti i drejton Ministrisë së Mbrojtjes 14 pyetje që lidhen me procesin gjyqësor të Sandër Lleshit dhe statusin pas tij: “Me çfarë akti z.Sandër Lleshaj, ka kaluar në lirim, apo në rezervë në Forcat e Armatosura, pas daljes së vendimit nr. 5137, datë 07.12.2017 të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe përpara paraqitjes së propozimit të Kryeministrit, për emërimin e tij në detyrën e ministrit të Brendshëm?”

Në shkresën e firmosur “Ilir Meta”, Presidenti që është betuar si Ilir Metaj, kërkon sqarim edhe në lidhje me mbiemrin e gjeneralit, që në propozimin e Kryeministrit vjen si Lleshaj ndërsa në procese gjyqësore kundër Presidencës rezulton si Lleshi.

Pasi Kreu i Shtetit autorizoi bërjen publike të pyetjeve të tij, edhe Edi Rama tregoi letrën që i kishte dërguar Presidentit, ku nuk e fsheh keqardhjen që ky shqetësim nuk është shturar që në fillim nga Meta: “Ekspertët tanë mbrojnë bindjen se edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës, do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit Tuaj për të si ministër. Por siç na mëson eksperienca jonë, e Juaja dhe e imja, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme. Kështu që, është e tëra Juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministres apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fundit do të jetë rasti, ju mund ta çdekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar Jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm (bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë)”.

Duke shprehur konsideratën më të lartë për institucionin e Presidentit, Rama mbyll letërn drejtuar Metën duke sqaruar se adresimi i tij si gjeneral kur i referohet ministrit të ri të Brendshëm, ka të bëjë me titullin që mbetet pas gradës në karrierën e shkëlqyer të dikujt.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori