LAJMI I FUNDIT:

Skandali që tronditi Australinë: Vendos gjilpëra në dredhëza, tash del para gjyqit

Skandali që tronditi Australinë: Vendos gjilpëra në dredhëza, tash del para gjyqit

Policia australiane arrestoi një grua në lidhje me mbi 100 raste të raportuara për shkak të vendosjes së gjilpërave në dredhëza në shtator të këtij viti, njofton CNN.

Pas hetimeve komplekse, policia në shtetin Queensland arrestoi një grua 50-vjeçare, e cila do të dalë para gjyqit në Brisbanes.


Pas këtij rasti që tronditi gjithë vendin, autoritetet australiane kanë shtuar dënimet për kontaminimin e ushqimit nga 10 deri në 15 vjet burg.

Gjilpërat në dredhëza u gjetën fillimisht në Queensland, dhe më pas në të gjitha vendet australiane, në më së paku gjashtë prodhues të ndryshëm.

Ndërkohë, janë paraqitur edhe rastet individuale të zbulimit të gjilpërave për qepje në banane, mollë, por policia mendon se bëhet fjalë për imitim të krimit.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për blerësit që të copëtojnë frutat përpara se t’i konsumojnë, dhe një gjë e tillë ka dëmtuar rëndë prodhimin dhe shitjen e dredhëzave në Australi.

Kryeministri australian Scott Morrison krahasoi këtë sabotim me terrorizëm dhe i bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë ëmbëlsira me dredhëza dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë fermerët që merren me këtë prodhimtari.

Shitoret nga Australia kanë tërhequr dredhëzat nga shitja gjë që ka ndikuar në shtrëngimin e shitjeve të dredhëzës.

Australia eksporton dredhëza në Hong Kong, Malajzi, Singapor, Tajlandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe në vitin 2017, sipas të dhënave zyrtare, eksporti i dredhëzave ishte 3 për qind e totalit të eksportit të frutave.

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori