LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ngecjet në njohje dhe liberalizim të vizave, procese që po dëmtohen nga propozimi për ndryshim kufijsh

Hoti: Ngecjet në njohje dhe liberalizim të vizave, procese që po dëmtohen nga propozimi për ndryshim kufijsh

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet
në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve.

Për rrjedhojë, ka shtuar Hoti, procesi i njohjeve është reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh.

“Kurse për ngecjet në procesin e liberaliziimt të vizave po akuzohet se është Brukseli”, ka shkruar Hoti në Facebook.


Siç ka shtuar shefi i GP të LDK-së, me gjithë këto efekteve të dëmshme, po vazhdohet me propozimin jo normal për ndryshimin e kufirit duke pretenduar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Ne do të vazhdojmë pa hezitim për ta ndalur këtë ide që po nxjerrë çdo proces nga binarët kushtetues dhe po dëmton çdo raport normal me aleatët tanë. Ne kemi përgjigje që ta bëjmë këtë. Zgjedhjet janë zgjidhje. Ne nuk do të ndalemi, përkundrazi”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori