LAJMI I FUNDIT:

Zeqiri: Qeveria i frikësohet nxitjes së natalitetit të shqiptarëve

Zeqiri: Qeveria i frikësohet nxitjes së natalitetit të shqiptarëve

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ish-deputeti i Maqedonisë dhe anëtari i AShAM-it, Izet Zeqiri reagon ndaj propozim-ligjit të ri për mbrojtje të fëmijëve ku parashihet shfuqizimi i shtesës për fëmijën e tretë.

Sipas Zeqirit, shfuqizimi i shtesave për fëmijët e tretë dhe zëvendësimi i saj me ndihmë vetëm njëherë për çdo fëmijë të lindur është i gabuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo masë që propozohet nuk mundet te krahasohet me të drejtën që kanë pasur prindërit të cilët 10 vite kanë marrë kompensim për fëmijën e tretë mbi 8000 denar. Nuk di çfarë analizash ka bërë ministria e Punës dhe Politikës Sociale por këto masa që kanë qenë deri tash kanë pasur efektin e vetë në rritje e natalitetit ku në mesatare janë ruajtur lindjet në 8 vitet e fundit nga viti 2010 deri në 2017, 23.342 lindje në vjet”, shkruan profesori universitar, Izet Zeqiri.


Ai shton se gjykuar në bazë të numrave të të lindurve qeveria ndoshta i frikohet natalitetit të shqiptarëve sepse, siç thotë ai, shtesat për fëmijën e tretë dukshëm e kanë nxitur natalitetin e shqiptarëve veçanërisht në regjionet dhe komunat ku jetojnë shqiptarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori