LAJMI I FUNDIT:

Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër

Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër

Në vazhdën e emërimeve të zëvendësministrave, të premten është emëruar edhe një i tillë në Qeverinë e Kosovës.

 Gjergj Beka, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).


“Falënderoj Presidentin Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin e dhënë, dhe zotohem se do angazhohem dhe do të punoj me nderë dhe përgjegjësi ashtu siç kam punuar deri me sot”, ka shkruar Beka. /Telegrafi/