Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë takimit që ka zhvilluar me drejtorët e inspektorëve komunal ka shprehur shqetësimin për mos zbatim të ligjit të Inspektoratit të Tregut. Me këtë rast u paralajmërua kryeinspektori i MTI-së brenda muajit do të zhvillohet një vizitë në veri të Mitrovicës.
Shala duke i paraqitur vendimet që i ka marr në të mirë të konsumatorëve ka kërkuar bashkëpunim më të madh në mes inspektorëve komunal, të MTI-së dhe të AVUK-ut.
Shala po ashtu tha se përmes draft ligjit për inspektime 36 inspektoratet ekzistuese do të shkrihen në 15 apo 16 inspektorate varësisht prej fushës që i takojnë.
“Për mua ka qenë shumë shqetësues fakti kur unë e kam kuptuar që Ligji për Inspektoratin e Tregut, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2010 edhe pas tetë vjetësh nuk ka gjetur zbatim, ky ligj e ka përcaktuar që inspektorët e tregut të cilët veprojnë nëpër komuna të fuzionohen dhe të kalojnë në përgjegjësi të inspektoratit të tregut të Tregtisë dhe Industrisë si pasoj e mos implementimit të ligjit deri më tani ju si inspektor të nivelit komunal në raport me inspektoratin qendror veproni të ndarë, kjo situatë është duke i krijuar kosto të jashtëzakonshme Qeverisë së Kosovës. Prej 36 inspektorateve të cilat aktualisht veprojnë në Kosovë ky numër do të zvogëlohet në 15 apo në 16, pra inspektoratet do të fuzionohen, do të bashkohen sipas fushave që u përkasin”, ka thënë Shala.
Shala u zotua se si prioritet i tij mbetet mbrojtja e konsumatorit prandaj edhe fokus mbetet rritja e numrit të inspektorëve të tregut pasi që tani në MTI kanë vetëm 22 inspektorë.
Kurse, kryeshefi i AVUK-ut, Valdet Gjinovci kërkoi koordinim të aktiviteteve në mënyrë që të ofrojnë produkte të sigurta për konsumatorin.
“Të koordinohemi lidhur me aktivitet që ofrojmë për kontrollin e produkteve ushqimore të cilat shiten çoftë në qendra tregtare apo tek prodhuesit apo përpunuesit të vendit me të vetmin qëllim që edhe produktet të cilat ofrohen për konsumatorin të jenë të sigurta, produkte të cilat sot për sot janë duke zëvendësuar edhe vetë produktet e importit”, ka thënë ai.
Blerim Hyseni nga inspektorati i komunës së Mitrovicës si shqetësim ka shfaqur mos kontrollimet e produkteve në veri
Hyseni kërkoi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që të ofrojnë trajnime lidhur me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.
“Në veri janë të paregjistruara dhe nuk kanë as kontroll dhe kam marr përsipër që do të iu bëjë pyetje a keni ndonjë strategji për eliminimin e kësaj dukurie negative në pjesën veriore që me mund me i regjistrua”, ka thënë Hyseni.
Lidhur me kontrollet në veri, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala se janë duke punuar që inspektimet të fillojnë edhe në atë pjesë.
“ Prej ditës që kam shkuar unë në Ministri 11 inspektorë ishin kanë duke punuar me letra si inspektorë, por nuk kanë ardhur kurrë në punë, unë i kam autorizuar dhe kam kërkuar nga kryeshefi që me pas takim me ta edhe me i pyet për herë të fundit a po donë me punu apo jo, ata fatmirësisht e kanë shprehur gatishmërinë se janë të interesuar të punojnë, kanë filluar të pajisen me të gjithë dokumentacionin që i duhet një inspektori të ketë në inspektim dhe unë besoj që kryeinspektori është duke u marr me ta në trajnim me përgatitjen e tyre që ata të fillojnë me procedurat e inspektimit edhe në Mitrovicën e veriut”, tha Shala.
Ndërsa, kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla lidhur me kontrollin në veri u shpreh se brenda muaji do të ketë vizitë në veri të Mitrovicës.
Kurse, Afrim Krasniqi nga Inspektorati i Fushë-Kosovës, ka deklaruar se bashkëpunimi dhe koordinimi ne mes inspektorëve komunal të kësaj komune dhe asaj të MTI-së ka munguar shumë.
Nikollë Domgjoni nga Inspektorati i Prizrenit ndonëse tha se nuk mungon bashkëpunimi me inspektoratin e MTI-së si shqetësim shprehur mos pagesën e rrezikshmëri me të cilën ballafaqohen inspektorët gjatë kryerjes së punës së tyre.
“Ligji për inspektoratin e tregut është e vërtetë që nuk zbatohet edhe për rrezikshmërinë, figuron rrezikshmëria neve nuk na paguhet, ne me këtë ligj e kemi bashkëpunimin me ATK-në me policinë, me gjyqësorin dhe me prokurorinë të gjithë na thërrasin natën dhe ditën dhe ne as nuk jemi të mbrojtur dhe as na paguhet. Konsumatori mbrohet mirë fort nga inspektorati i tregut në Prizren”, ka thënë ai.
Nga ky takim MTI dhe drejtorët e inspektorateve komunal dolën me disa konkluza të përbashkëta siç janë: mbajtje e trajnimeve për inspektorët komunal, organizimi i një takimi të tillë një herë në muaj, si dhe dërgimi i të gjitha analizave në të gjitha inspektoratet komunal sa i takon lodrave të ndaluara të cilat paraqesin rrezik për shëndetin. KP/Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025