LAJMI I FUNDIT:

Efekti i taksës progresive do të shihet në plan afatgjatë

Efekti i taksës progresive do të shihet në plan afatgjatë

Se si do të jetë efekti i reformës së taksës progresive do të shihet në afat të gjatë. Nuk do të thotë se pasojat e taksave më të larta do të jenë pozitive apo negative. Ndikim kryesor do të ketë stabiliteti i klimës politike, korniza e paqartë ligjore por edhe cilësia e punëtorëve që i ka gjithnjë e më pak në vend, thanë analistët evropianë për ekonomi në Samitin Maqedoni 2025, njofton TV21.

“Taksat më të larta nuk do të thotë se do të lënë pasoja negative apo pozitive. Puna më e rëndësishme është bashkëpunimi mes sektorit publik dhe qeverisë, që të gjithë të dimë se çfarë po ndodh dhe të kemi rrethana që mund t’i parashikojmë. Në nivel rajonal, sfida kryesore ishte korniza e paqartë ligjore. Ndryshimet nuk janë të këqija por nevojitet qartësi dhe transparencë gjatë zbatimit të tyre”, tha Maksimijan Llamberson, analist për Evropën Lindore.

Sa u përket reformave në sferën e taksave, nga Banka Evropiane për Investime, presin që masat ekonomike të Qeverisë të sjellin rezultat të dukshëm.


“Është e paqartë se si do të jetë ndikimi i reformave, por më e rëndësishme është që masat e Qeverisë të japin rezultate në ekonominë. Pa marrë parasysh se sa të dhimbshme do të jenë disa aktivitete, duhet pasur parasysh vizioni i afatgjatë dhe shpresojmë se masat do të japin rezultate të mira. Është e vështirë të parashihet”, tha Dubravka Negra, Banka Evropiane për Investime.

Qeveria mbetet në qëndrimin se duhet të sillet taksa progresive. Ministri i financave, Dragan Tevdovski tha se modeli i vjetër i taksave i përket një kohe tjetër që kaloi. Ai shtoi se taksa e sheshtë i ka ulur të ardhurat e shtetit, si dhe përqindjen e BPV-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori