LAJMI I FUNDIT:

Vasfije Krasniqi, muajin tjetër do të jetë në Hagë

Vasfije Krasniqi, muajin tjetër do të jetë në Hagë

Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunimit në luftën e fundit në Kosovë, e cila para pak javësh dha një intervistë ku edhe e tregoi historinë se si ndodhi dhunimi ndaj saj, muajin tjetër do të udhëtojë për në Hagë.

Në dhjetor ajo do të qëndrojë në Hagë derisa po udhëton në vende të ndryshme për të përfaqësuar gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit që serbët zhvilluan në Kosovë.
Tregimi i saj ka arritur deri në Korenë e Jugut.

Në Twitter, Vasfije Krasniqi ka treguar se do të jetë në Hagë.


“Është një ngjarje ku jemi ftuar prej Nobelistit Denis Mukwege. Unë dhe gratë tjera do të flasim në seanca të ndryshme me udhëheqësit evropianë. Jemi 16 shtete të ndryshme pjesëmarrëse” tregon Vasfija për KultPlus.

Tregimi i Vasfijes para pak javësh u shoqërua me një mbështetje masive nga qytetarët e Kosovës gjithandej, të cilët e përkrahën nismën e Vasfijes që gratë e dhunuara në luftën e fundit në Kosovë të dalin haptazi me tregimet e tyre, ta largojnë këtë dhimbje nga zemra dhe të mos shtypen nga shoqëria për diçka që iu ndodhi atyre, por do të mund t’i ndodhte secilit e secilës në kushte lufte.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori