LAJMI I FUNDIT:

Michael Douglas bëhet me yll në Bulevardin e Famës në Hollywood

Michael Douglas bëhet me yll në Bulevardin e Famës në Hollywood

Aktori i famshëm, Michael Douglas festoi përvjetorin e 50 të në botën e industrisë së filmave me një yll në Bulevardin e Famës së Hollywoodit.

Përkrah yllit amerikan ishte edhe babai i tij, aktori në pension, Kirk, i cili tashmë ka plot 101 vjet.


Douglas, 74-vjeçar, i njohur më mirë për rolin në filmin “The Waltz”, në saje të cilit fitoi çmimin Oscar, u shoqërua nga babai i tij, djali Cameron Daglas (39), gruaja Catherine Zeta-Jones dhe aktorja, Jane Fonda me të cilën luajti në filmin, “The China Syndrome” , raporton Reuters.

Douglas ka luajtur mbi 60 filma dhe programe televizive, duke përfshirë serinë e policisë, “Streets of San Francisco” me Karl Malden, trilogjinë “Fatal Attraction” si dhe “Low Passion” me Sharon Stonen.

Douglas gjithashtu është edhe producent i filmave ndërsa për filmin e vitit 1975, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, ku në rolin kryesor u shfaq Jack Nicholson, fitoi çmimin Oscar.

Ngacmimet seksuale, Turner: Douglas, Nicholson, Beatty kanë vënë bast kush i pari do më dërgoi në shtrat
Lexo po ashtu Ngacmimet seksuale, Turner: Douglas, Nicholson, Beatty kanë vënë bast kush i pari do më dërgoi në shtrat

Ndryshe, në një intervistë me revistën “Vulture”, Kathleen Turner foli për dominimin e burrave në Hollywood dhe përvetësimin e aktoreve si objekte të tyre.

Theksojmë se Miachelin do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore në saje të projekteve të reja filmike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori