Të enjten në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për KosovaPress e konfirmon takimin dhe shpjegon se çfarë pret nga ky takim.
Si gjithmonë, e quan takim të vështirë, e duke folur për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ai thotë se më me dëshirë do të dialogonte më një dreq sesa me të.
Ka bërë thirrje te i gjithë spektri politik në Kosovë për një vetëdije më të lartë shtetërore për një vendimmarrje më të shpejt për përfaqësim politik me bazë më të gjerë politike. Thotë se SHBA-ja dhe BE-ja janë në mbështetje të këtij procesi.
Thaçi është pyetur edhe për vendimin e Qeverisë për masën 10% të importeve nga Serbia, ndërkohë garanton rrugë të sigurt euroatlantike për Kosovën nëse arrihet marrëveshja, pra njohja reciproke.
“Një marrëveshje kjo e përgjithshme, që nënkupton njohje reciproke, marrëveshje me obligim ligjor në rrafshin ndërkombëtar. Shpresoj se ky proces do të përmbyllet me marrëveshje e cila nënkupton definitivisht njohjen reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, që do të hapet mundësia e njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së dhe hapja e sigurt e perspektivës evropiane edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, thotë Thaçi.
Ai ka bërë thirrje te i gjithë spektri politik për një vendimmarrje më të shpejt për përfaqësim politik me bazë më të gjerë politike.
Thaçi thotë gjithashtu se më me dëshirë do të dialogonte me një dreq sesa me Vuçiqin.
“Pres që do të jetë një takim i vështirë, i rëndë, sepse homolugu im nga Serbia është një bashkëbisedues i vështirë, i komplikuar e ne të njëjtën kohë edhe i ngarkuar. Mund të them se dëshirën më të madhe do të isha ulur me një dreq në tavolinë për të biseduar, sesa më Aleksander Vuçiqin, sepse ai me tërë potencialin e tij, tërë arsenalin shtetëror të Serbisë, po punon për shpërbërjen e Kosovës si shtet, por edhe dëmtimin e institucioneve të Kosovës. Natyrisht që unë do e përballojë, por nuk është e mjaftueshme përballimi i Serbisë, është me rëndësi që i gjithë spektri politik të kyçet në këtë proces, të nxirret sa më shpejt ajo platformë e Kuvendit të Kosovës, të bëhet ekipa e përbashkët e Kosovës, të jemi të gjithë së bashku në tavolinë dhe të fitojmë këtë proces”, thotë ai.
Gjithashtu Presidenti i Kosovës nuk pret që nesër të arrihet një marrëveshje – thotë se finalizimin e saj do e mbyll i gjithë spektri politik.
“Pres një dinamizim të këtij procesi final, por natyrisht se finalizimin do ta mbyllim i gjithë spektri politik dhe gjithë institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë ai.
I pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë prej 10% për produktet e importuara nga Serbia, ai nuk ka dashur ta komentojë.
Thotë se secili institucion merr vendime dhe merr edhe përgjegjësitë që dalin prej atyre vendimeve.
“Pushtetet janë të ndara në Kosovë, nuk komentoj opinionet e as vendimet e institucioneve tjera. Secili institucion merr vendime merr përgjegjësitë dhe në të njëjtën kohë autoritetin e vet për atë vendimmarrje”, thotë tutje Thaçi.
Ndërkohë takimi në Bruksel do zhvillohet para atij që do të jetë në Paris, ku të dy presidentët kanë pranuar ftesën e presidentit të Francës, Emanuel Macron me rastin e 100 vjetorit të armëpushimit të parë të luftës së parë botërore.
Thaçi tregon edhe se çfarë pritet të ndodh atje.
“Parisi do të jetë një mundësi shtesë, ku do të jenë të gjithë liderët botëror aty, për një inkurajim më të fuqishëm ndërkombëtar gjithë botëror, për domosdoshmërinë e arritjen e marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi. Një marrëveshje kjo që do të mirëpritet dhe mbështetet fuqishëm nga gjithë akterët botërorë e në veçanti rëndësia e kësaj marrëveshje dhe domosdoshmëria e arritjes së saj, rritet edhe më tepër pas arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, me gjithë kritikat ndaj saj dhe skepticizmin. Maqedonia sot po lëviz drejt NATO-s, ne nuk kohë për të humbur, duhet tejkaluar këtë konflikt të ngrirë dhe të lëvizim para me një dinamik dhe trend evropian”, ka thënë në fund presidenti Hashim Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit