LAJMI I FUNDIT:

Franca e gatshme për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Franca e gatshme për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim një delegacion francez të kryesuar nga drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin, ku diskutuan në lidhje me zhvillimet në fushën financiare si dhe për ndihmën e ofruar nga shteti francez për Kosovën.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, Hamza e njoftoi drejtoreshën Mangin për ecuritë buxhetore dhe stabilitetin makro-fiskal si dhe e falënderoi për përkushtimin e Qeverisë franceze ndaj Kosovës për ndihmën në projekte zhvillimore që përmirësojnë mirëqenien dhe jetën e qytetarëve të saj.

Ndërsa, drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës Florence Mangin e falënderoi ministrin Bedri Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes së shtetit francez ndaj institucioneve të Kosovës, si për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Kalo në kategori