LAJMI I FUNDIT:

LG po punon në telefonin me 100% ekran, pa korniza

LG po punon në telefonin me 100% ekran, pa korniza

LG ka paraqitur një sërë patentash për telefona të ardhshëm me ekranet afërsisht 100 për qind pa asnjë kornizë.

Paraqitur në Zyrën e Pronësisë Intelektuale Koreane, patentat tregojnë dy dizajne të ndryshme.

E para është një telefon i ngjashëm me iPhone 5 me kënde të rrumbullakosura dhe një ekran tërësisht pa korniza.


E dyta ka një ekran të ngjashëm, poashtu pa korniza, por është i lakuar pak në anën e djathtë, për të siguruar një avantazh.

Në të dy rastet, përdoret një ekran fleksibël OLED, me sa duket për shkak se kjo është një nga pikat kryesore të LG-së.

Patentat e dizajnit u gjetën nga LetsGoDigital dhe u botuan më 2 nëntor të këtij viti, kështu që mund të jenë dorëzuar një vit më parë. Vendosja e kamerës së përparme është i vetmi dallim i dukshëm që tregohet në secilën prej dizajneve.

Natyrisht, patentat nuk e tregojnë gjithnjë produktin e plotë të konsumatorit, por të paktën këto tregojnë se LG është duke shqyrtuar zhvillimin e dizajnit të shenjtë të telefonave – me 100 përqind ekran. Sidoqoftë, ende nuk dihet kur do të ndodhë kjo.

Megjithatë, ne do të shohim telefonin e tyre të parë të palosshëm gjatë CES 2019 në janar, thuhet nga raportet e deritanishme. /Telegrafi/