Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka theksuar se pikërisht sot ka filluar aplikimi i një qasje proporcionale ndaj Serbisë, dhe nëse është nevoja edhe përshkallëzuese, përmes së cilës Serbia do ta kuptojë që për cilëndo sjellje të saj negative, dëmtuese dhe cenuese ndaj Kosovës, do të ketë një çmim të cilin do ta paguaj fillimisht ajo.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kjo praktikë vlen për tregti, për ekonomi, për drejtësi, për siguri, do të vlejë edhe për politikë të jashtme dhe diplomaci. Të durosh është forcë, por të veprosh me durim është mençuri. Nga sot fillojnë masa specifike të veprimit me durim”.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Ka kohë që në vazhdimësi i informoj institucionet evropiane për sjelljen skandalozë të Serbisë dhe institucioneve të saj kundër lirive njerëzore dhe atyre ekonomike të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ka kohë që në të gjitha forumet, në të gjitha takimet, vazhdoj ta shtrojë çështjen e sjelljes skandaloze të diplomacisë serbe përkitazi me propagandën dhe lajmet e rreme të regjimit jo demokratik në Serbi. Ka kohë që në vazhdimësi e përsërisë që kësaj sjellje skandaloze dhe anti-evropiane të Serbisë do t’i vie fundi, dhe se për gjithçka ka një pikë ku durimi prek fundin.
Pikërisht sot, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vënien e masave të importit ndaj Serbisë, ka mbaruar durimi. Pikërisht sot, ka filluar aplikimi i një qasje proporcionale, dhe nëse është nevoja edhe përshkallëzuese, përmes së cilës Serbia do ta kuptojë që për cilëndo sjellje të saj negative, dëmtuese, dhe cen uese ndaj Kosovës, do të ketë një çmim të cilin do ta paguaj fillimisht ajo. Kjo praktikë vlen për tregti, për ekonomi, për drejtësi, për siguri, do të vlejë edhe për politikë të jashtme dhe diplomaci. Të durosh është forcë, por të veprosh me durim është mençuri. Nga sot fillojnë masa specifike të veprimit me durim”, ka shkruar Pacolli.
Qeveria e Kosovës sot ka marrë një vendim, i cili mbron interesat e prodhuesve vendor, duke miratuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që t’i vendoset masa prej 10 për qind dy shteteve, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë