LAJMI I FUNDIT:

Tahiri thotë se vizita e tij në SHBA nuk ndërlidhet me Gjykatën Speciale

Tahiri thotë se vizita e tij në SHBA nuk ndërlidhet me Gjykatën Speciale

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se vizita e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ndërlidhet me vizitën e fundit në Kosovë të Jack Smith, Prokurorit të Specializuar për Gjykatën Speciale.

Tahiri tha se ai ka udhëtuar për në SHBA ku temë kryesore ka pasur reformat në drejtësinë në Kosovë.

”Vizita ime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë e planifikuar kohë më parë dhe s’ka të bëjë asgjë në lidhje me vizitën e Jack Smith në Kosovë… E kam theksuar edhe më herët që Republika e Kosovës është një shembull i mirë për ndërkombëtarët”,tha Tahiri në Info Magazine të Klan Kosovës.


”Sa i përket punës së prokurorisë dhe mandatit për ngritje të aktakuzave të Gjykatës Speciale, nuk ka qenë pjesë e bisedave mes meje edhe Jack Smith”.

”Ai ka qenë në vizitë fillestare dhe nuk ka pas diçka diskutime përtej asaj që kemi publikuar në komunikatë”.

”Nuk ka pas bisedë të tillë as gjatë vizitës time në SHBA kur u takova me Jeff Sessions, sepse Kosova ka premtuar se do t’i kryej obligimet e saj dhe gjithësesi që nuk ka qenë e nevojshme të bisedohet pëer këtë çështje”.

”Nuk është disktuaar fare çështja e Gjykatës Speciale pasi kjo është nën mandattin e prokurorisë dhe ne qëndrojmë larg cështjeve politike”, tha Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori