Në një dyqan të vogël në “Çarshinë e Gjatë” në Pejë, 40 vite më parë, Tefik Krasniqi, ndër të rrallët, e kishte hapur një biznes që merrej me pastrimin kimik. Në atë kohë shërbimi e “Higjienës”, si koncept i biznesit ishte shumë pak i njohur nga shqiptarët, por po fitonte besimin e klientëve çdo ditë e më tepër.
Pasi kaluan pak vite, Besnik Krasniqi, i biri i themeluesit të kësaj punëtorie, ndonëse adoleshent, ishte angazhuar dhe po merrte dalëngadalë timonin e kësaj ndërmarrje për ta bërë atë të konkurueshme me punëtoritë e pastrimeve kimike që janë në rajon dhe më gjerë.
Besniku në një intervistë për Telegrafin ka rrëfyer për ecjen katërdekadëshe të Higjienës, e cila pak ditë më parë u shpërblye më një çmim ndërkombëtar në këtë veprimtari.
Ai ka theksuar se në datat 19 – 22 tetor të këtij viti, ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve të organizatës CINET, në panairin “ExpoDetergo International” në Milano, ku biznesi i tij është ranguar në top 100 kompanitë e pastrimit kimik në botë, në një garë në të cilën kanë qenë rreth 400 mijë punëtori nga shtatë kontinentet e botës.
“Gjëja e veçantë që e kam përjetuar, në këtë ngjarje, ka qenë momenti kur para pjesëmarrësve nga 37 shtete nga i tërë globi, unë dola në skenë me flamurin e shtetit tim, dhe krejt kjo po ndodhte për herë të parë. Madje, mund të them se aty nuk ishte asnjë shqiptar tjetër pos meje. Nuk kishte përfaqësues as nga Shqipëria, Maqedonia, etj”, ka shtuar Krasniqi.
Çmimet Award of Exellence dhe Country Best Practices Award 2018 i erdhën papritur pejanit, sepse kur aplikuan nuk e pritën një rangim të tillë.
“Duket pak e pabesueshme, mirëpo në mesin e 400 mijë kompanive, në një garë më shtete që kanë miliarda banorë, si India, Kina, të renditesh ndër 100 më të mirat, është diçka sfiduese dhe normalisht të bën të lumtur, sepse puna në këtë punëtori, e cila është vet jeta ime, ia ka vlejtur”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë se ndjenja e kënaqësisë dhe mburrjes për suksesin që e shënuan, padyshim që ishte dhe mbetet ende e freskët te Krasniqi, por pavarësisht këtyre arritjeve, sipas tij, për dallim nga përfaqësuesit e vendeve tjera, nuk ka marrë asnjë mbështetje institucionale.
“Unë isha ambasador i një vendi të vogël në një garë shumë të madhe, ku thënë të drejtën në shumë raste është menduar që mjafton përfaqësimi i Serbisë edhe për Kosovën. Është më tepër se një kompeticion, së paku unë ashtu e konsideroj”, ka thënë Krasniqi.
Ai theks të veçantë i ka kushtuar mbështetjes institucionale në zhvillimin e kësaj veprimtarie nga punëtoritë të cilat veprojnë në Kosovë, duke shtuar se “do të ishte një nismë shumë e mirë, nëse do të themelohej shoqata e bizneseve që merren me pastrim kimik në Kosovë”.
“Do të ishte mirë, sepse ne do t’i adresonim problemet që ballafaqohemi si njerëz që punojnë në këtë fushë. Do të përcaktoheshin disa standarde se kush do të mund të hapte një pastrim kimik, e jo të devalvohej tregu me lloj-lloj hyrje, pa kurrfarë kriteri. Do të duhej që të kishte nivelizim të çmimeve, e jo të krijohet kaos, etj”, tha Krasniqi.
Pejani në bisedë e sipër tregon edhe për investimet që i ka bërë në biznes, e të cilat sipas tij, kanë qenë risk i madh, por me dëshirë për të avancuar në këtë shërbim – rrjedhimisht për të qenë në hap më kohën.
“Ndodhë jo rrallë kur bashkatdhetarë që jetojnë në vende evropiane dhe SHBA, na besojnë punën neve – ka raste kur kemi bërë pastrimin kimik të veshjeve që kanë kushtuar dhjetëra mijëra euro. Me plot bindje e them se jemi në një rang me vendet më të zhvilluara, gjë që e dëshmon edhe kjo mirënjohje nga CINET”, ka shtuar Krasniqi.
Ai ka thënë se jeta e tij dhe e familjes së tij, është e lidhur pandashëm me këtë punë, duke besuar se edhe pasardhësit e tij do të merren me këtë veprimtari.
Ndryshe, kompania e pastrimit kimik “Higjiena” nga Peja me pronar Besnik Krasniqin, është nominuar në mesin e 100 kompanive më të mira në “Programin e praktikave më të mira globale 2018”, ku finalja u mbajt në Milano, në datat 19 – 22 tetor 2018, në panairin në “ExpoDetergo International”.
Programi “The Global Practices Awards Program 2018″, i organizuar nga CINET stimulon zbatimin e masave të praktikave më të mira, aspekteve të shërbimit, marketingut dhe cilësisë së industrisë profesionale të tekstilit.
Kriteret e vlerësimit për kompaninë më të mirë në këtë fushë që juria ndërkombëtare merr parasysh në procesin e përzgjedhjes janë: cilësia, qëndrueshmëria, modeli i biznesit dhe koncepti i shërbimit, inovacioni dhe shënimi kryesor.
Më shumë informacion rreth Programit, në broshurën e mbyllur dhe në www.cinet-online.com.
Shoqata ndërkombëtare e kujdesit profesional në tekstil, CINET ka mbi 100 anëtarë (shoqata kombëtare, furnizues ndërkombëtarë, institute kërkimore dhe kompani individuale) dhe një rrjet ndërkombëtar prej 3500 ekspertësh të industrisë.
Nëpërmjet rrjetit të tij, CINET synon të përfaqësojë interesat e rreth 400.000 kompanive që aktualisht janë aktive në industrinë globale të PTC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos