LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Udhëzimet administrative të kohës së UNMIK-ut po dëmtojnë të bërit biznes

Krasniqi: Udhëzimet administrative të kohës së UNMIK-ut po dëmtojnë të bërit biznes

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK), të martën ka mbajtur takim të përbashkët me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe bizneset e sektorit të Minierave dhe Mineraleve, ku janë identifikuar problemet në këtë fushë lidhur me ligjet në fuqi të cilat po e pengon të bërit biznes në Kosovë.

Kryetari i Bordit të OAK, Skënder Krasniqi, tha se OAK është duke u angazhuar maksimalisht në identifikimin e problemeve me të cilat bizneset të sektorëve të ndryshme në Kosovë po përballen dhe vazhdimisht po punon në ndërmjetësimin për zgjidhjen e tyre.

Krasniqi ka thënë se takimet me bizneset e ndryshme të sektorit të Minierave dhe Mineraleve, përveç që kanë vënë në pah vështirësitë të cilat i kalojnë këto biznese, është mundësuar të arrihet në përfundim që edhe ligji dhe Udhëzimet administrative për këtë sektor bien ndesh me njëra tjetrën.


Ai ka thënë se shikuar në aspektin hierarkik ligjet janë më lart se sa Udhëzimet administrative, mirëpo e kundërta po ndodhë tek sektori i Minierave dhe Mineraleve, sepse udhëzimet administrative të bëra nga Agjencioni i Pyjor i Kosovës po gëzojnë të gëzojnë primatin ndaj ligjeve.

“Përderisa paragrafi 1.1 i Nenit 30 të Ligjit për Miniera dhe Minerale thotë se toka e marrë ka kohëzgjatje maksimale prej 20 viteve, Udhëzimi administrativ numër 10 /2010 për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit administrativ numër 41/2006 të datës 27. 12.2006, neni 4 paragrafi 13.7, thotë: Pas marrjes së vendimit, nënshkruhet kontrata nga kryeshefi ekzekutiv i APK dhe qiramarrësit për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm me qira të pyjeve dhe tokave pyjore shtetërore deri në 5 vite. Në këtë rast ekziston mungesë e harmonizimit ndërmjet Ligjit dhe Udhëzimit Administrativ dhe duke pas parasysh hierarkinë në përparësinë e normave ligjore, licenca e kufizuar në vetëm 5 vjet e pengon të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që urgjentisht të shfuqizohet ky Udhëzim administrativ dhe të hiqen kufizimet në 5 hektarë dhe koha për 5 vjet.

Po ashtu ai vuri në pah edhe taksën e lartë prej 20 cent për metër katrorë për ndërtim të objekteve të përkohshmen për vit, e cila sipas tij duhet të hiqet.

Krasniqi tutje ka thënë se fatkeqësisht Republika e Kosovës po vazhdon ende të udhëhiqet me ligje të UNMIK-ut.

Kreu i OAK ka kërkuar nga Qeveria që të zgjidhen kërkesat e këtij komuniteti, sepse mund të përballen edhe me protesta nga bizneset dhe punëtorët e këtij sektori, ngase ka edhe zvogëlim të numrit të punëtorëve shkas i këtyre ligji të cilat penalizojnë bizneset në fjalë.

Zëvëndësministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se kërkesat dhe vërejtjet e OAK dhe nga bizneset e kësaj fushë janë të arsyeshme, të cilat qeveria duhet të marrë masa.

“Në Ministrinë e Bujqësisë është një problem i trashëguar për ndryshimin e ligjeve për pyjet. Nga këto kërkesa pjesa e tyre janë të implikuara në Ministrinë e Bujqësisë dhe nëpër Ministri të tjera. Të gjithë këto vërejte do të përcillen për trajtim në Qeveri”, ka thënë zëvendësministri Krasniqi.

Gani Rugova pronar i kompanisë “Ma.con” nga Istogu ka mirëpritur iniciativën e OAK për trajtimin e problemeve në fushën minerare, që sipas tij, ka mjaft probleme në këtë sektor.

Ai ka thënë se Agjencia e Pyjeve po e penalizon punën e tij dhe kolegëve të tjerë për taksat e larta dhe procedurat burokratike në këtë fushë.

Sipas OAK një nen tjetër që është duke dëmtuar rëndë këtë sektor është edhe qiraja tepër e madhe për sipërfaqe.

Në këtë formë është dëmtuar rëndë ky sektor duke zvogëluar çdo ditë me rënien e punësimit dhe mbylljen e gurëthyesve, ndërsa investimi në sektorin e minierave nga investitorët vendas dhe të huaj as që mund të paramendohet. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori