LAJMI I FUNDIT:

Bebes nuk bën t’i jepni ujë asnjëherë sepse mund të jetë fatale për të

Bebes nuk bën t’i jepni ujë asnjëherë sepse mund të jetë fatale për të

Prindërve të të porsalindurve u këshillohet të mos u japin bebeve ujë sepse mund ta pësojnë edhe me vdekje.

Ndonëse uji mund të duket krejtësisht i padëmshëm, edhe sasitë më të vogla të ujit mund të ndikojnë në balancimin e ujit të trupit të bebes, transmeton Telegrafi.


Nëse u jepni bebeve nën gjashtë muaj vetëm një gotë ujë, ato mund të kenë mbingarkesë të veshkave dhe kjo mund të shpijë në hiponatremi – sëmundje shumë e rrezikshme.

Ekspertët kanë treguar se veshkat janë shumë të ndjeshme te bebet nën gjashtëmuajshe dhe uji mund të shkaktojë intoksikim si rezultat i mosbalancimit të elektroliteve si sodiumi.

Kjo mund të shkaktojë hiponatremi, sëmundje që tregon se nivelet e larta të ujit i kanë rritur nivelet e sodiumit në trup.

Gjendja e tillë mund të shkaktojë komplikime si ënjtja e trupit, sulmet epileptike dhe, në raste ekstreme, mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Veç kësaj, nëse i jepni bebes ujë, kjo mund të ndikojë në aftësinë e bebes për t’i marrë vlerat adekuate ushqyese.

Lukthi i tyre është shumë i vogël dhe lehtë mbushet me ujë, gjë që jua vështirëson atyre absorbimin e nutrientëve.

Derisa t’i mbushin të paktën gjashtë muaj, shumica e ekspertëve thonë se bebet duhet të ushqehen vetëm me qumësht të gjirit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Grim
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori