LAJMI I FUNDIT:

Thirrje për protestë të qetë për mbështetje të Gruevskit

Thirrje për protestë të qetë për mbështetje të Gruevskit

Grup në rrjetin social Facebook, për mbështetjen e Nikolla Gruevskit, me thirrje deri te anëtarësia e OBRM-PDUKM-së, simpatizantëve dhe të gjithë qytetarëve të cilët, siç thuhet, nuk mund ta durojnë padrejtësinë ndaj Nikolla Gruevskit, të dalin në protestë të qetë para Gjykatës Themelore Shkupi 1.

“E gjithë Maqedonia është dëshmitare e padrejtësisë që bëhet ndaj ish-kryeministrit të Republikë së Maqedonisë Nikolla Gruevskit. Veprimet e shpejta me afate të shkurtuara kanë për qëllim vetëm burgosjen e Nikolla Gruevskit. Për këtë qëllim ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë më 07.11.2018 (e mërkurë) me fillim në orën 19:00 në protestë paqësore për drejtësi për Nikolla Gruevskin para Gjykatës Themelore Shkupi 1”, thuhet në thirrjen për protestë në Facebook, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në fund thuhet se kur padrejtësia është në fuqi, rebelimi është e vetmja rrugë drejt drejtësisë./Telegrafi/