LAJMI I FUNDIT:

Ndalen punimet ndërtimore në 47 punishte, pronarët i quajnë vendime të ngutshme (Video)

Ndalen punimet ndërtimore në 47 punishte, pronarët i quajnë vendime të ngutshme (Video)

Inspektorët e punës, sidomos në qytetin e Prishtinës, kanë vazhduar me inspektimin e punishteve, dhe sigurisë që kompanitë kanë ofruar për punëtorët e tyre. Në shumë prej punishteve, janë pezulluar punët, ndërsa disa prej pronarëve, kanë shprehur pakënaqësi rreth këtyre vendimeve.

Kompanisë së ndërtimit “Pozhegu Brothers” i është pezulluar puna të premten nga Inspektorati i Punës për shkak se nuk kanë pasur skele mbrojtëse gjatë ndërtimit.

Pronari i kësaj kompanie, Qemajl Pozhegu, thotë se ky vendim është shumë i shpejtë dhe nuk jep afat. Ai thotë se përpos skeleve, ka mënyra tjera alternative për mbrojtjen dhe sigurinë në punë.


“Ky është një vendim i ngutshëm dhe shumë i shpejt dhe nuk jep afat. Për ne ky vendim është jo i drejtë, sepse çdo vendim duhet me qenë serioz dhe duhet të jep kohë. Ka mënyra tjera alternative për ofrimin e sigurisë në punë për punëtorët”, deklaroi për RTV Dukagjinin Qemajl Pozhegu, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq, Inspektorati i punës ka filluar ri inspektimin e të gjithë kompanive në Prishtinë, për shkak se ka vërejtur parregullsi në procesin e tyre ndërtimor.

“Duke pasur parasysh se ne dy javë më herët kemi pasur inspektime në ndërtimtari. Edhe përkundër që në kemi shqiptuar 14 gjoba dhe kemi pezulluar punimet në 11 punishte. Prapë se prapë e kemi parë se kushtet e sigurisë nuk janë plotësuar për punë”, deklaroi kryeinspektori Basri Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se deri tash është pezulluar puna në disa  punishte, dhe pritet ende të bëhen inspektime dhe të gjenden parregullsi në ndërtime.

“Deri tani janë ndaluar punimet në 47 raste. Nuk do të ndalemi vetëm në Prishtinë, do të shtrihemi në të gjithë Kosovën dhe askund nuk do të lejohet të puno het pa skele dhe pa pajisje personale mbrojtëse”, tha më tej Ibrahimi.

Përpos kryeqytetit, inspektimi për ndërtime do të vazhdojë edhe në gjithë qytetet e tjera të Kosovës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori