Nga: Jim Morrison
Përktheu: Genci Muçollari
Oh, jam lodhur nga dyshimi
se rroj nën dritën
e njëfarë Jugu;
Lidhje mizore,
Shërbëtorët kanë fuqinë;
burra qenër dhe gratë e tyre mjerane,
mbulojnë me rrecka
marinarët tanë.
Jam lodhur nga fytyra të serta,
Që më ngulin sytë nga kulla TV,
Dua trëndafilë në kopshtin tim,
fëmijë mbretërorë, rubinë,
Tani do zenë vendin e të huajve
të abortuar në llum.
Këta mutantë, një vakt gjaku
për bimët që mbollëm.
Ata po na presin të shkojmë
te kopshti i veçuar.
A e dini sa e zbehtë
dhe me drithërimë t’dëshpëruar
vjen vdekja në një orë t’pazakontë
befas, pa na lajmëruar.
Vdekja na bën të gjithëve engjëj,
dhe na jep flatra te shpatullat
e lëmuara,
si kthetra korbi.
Mjaft më para, jo më veshje luksi,
Kjo Mbretëri e parë nga larg,
Duket më e mira,
derisa faqja tjetër,
të na zbulojë incestin,
dhe si të mos i bindemi
këtij ligji idiot.
Nuk do shkoj,
dua një festë miqsh
Në Familjen e Madhe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City