LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta takohet me kryeparlamentarin Ruçi

Presidenti Meta takohet me kryeparlamentarin Ruçi

Pak minuta pas mbylljes së takimit rreth 60 minutëshe, zbardhet biseda mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi. E me sa duket në fokus kanë qenë zgjedhjet lokale dhe konkretisht data e tyre por jo vetëm

Sipas burimeve nga Presidenca, mësohet se Kreu i Shtetit Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale, shkruan Balkan Web.

Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm. /Telegrafi/