Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shtetasin gjerman, i kërkuar nga INTERPOL-i, i cili ishte arrestuar tk premtën nga Policia Kosovës.
Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritet Gjermane”, ka thënë Krasniqi.
Avokati i shtetasit gjerman, Asdren Hoxha ka paralajmëruar ankesë kundrejt këtij vendimi, pasi që sipas tij, vendimi është i pabazuar në prova dhe se Gjykata ka vendosur vetëm në bazë të kërkesës së INTERPOL-it.
“Ne do të bëjmë një ankesë, do ta kundërshtojmë atë vendim, pasi që njëherë për njëherë nuk ka prova. Është caktuar paraburgimi vetëm në bazë të kërkesës dhe shpresojmë që nuk do të mund të argumentohet ajo çështje”, tha avokati Hoxha.
Tutje avokati tha se së bashku me klientin e tij e kanë kundërshtuar kërkesën për ekstradim, pasi që sipas avokatit klienti i tij nuk është i përfshirë në veprat penale për të cilat dyshohet.
“Ne e kemi kundërshtuar. Ai e ka kundërshtuar kërkesën për ekstradim duke e konsideruar veten se nuk është i përfshirë në atë vepër penale atje në Gjermani. Ai ka qenë në Kosovë në mënyrë krejt të rregullt mirëpo Gjykata ka vendosur për paraburgim derisa shteti gjerman të bjerë një kërkesë zyrtare për dokumentacionin në fjalë dhe kërkesën për ekstradim”, tha për Kallxo.com avokati Asdren Hoxha.
Shtetasi gjerman është arrestuar të premten në orët e mbrëmjes, me kërkesë të autoriteteve gjermane nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “falsifikim i parasë” dhe “trafikim me narkotik”.
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë