LAJMI I FUNDIT:

Venezuela mbetet pa naftë

Venezuela mbetet pa naftë

Veç ushqimeve, medikamenteve dhe shumë produkteve të tjera bazë, të cilat mungojnë prej vitesh në dyqanet e vendit, tashmë shoferët duhet të përballen edhe me mungesën e karburantit. Kjo, pavarësisht se bëhet fjalë për një ndër vendet jo vetëm më të mëdha prodhuese në botë, por edhe një ndër ato që ka rezervat më të mëdha të naftës në botë.

Të dhënat më të fundit tregojnë se, rafineritë në vend po operojnë me kapacitet të përgjysmuar. Edhe ajo që prodhohet në vend shkon thuajse e gjitha për import.

Sipas qeverisë, shkurtimet janë rrjedhojë e ndërprerjeve të energjisë, por ndërkohë opozita thotë se janë rrjedhojë e menaxhimit të keq të krizës.


“Po mundohem të mbush makinën. Kam shpenzuar tre orë duke kërkuar për naftë dhe të gjitha pikat janë të mbyllura. Ky është i vetmi në qytet. Sistemi po shkatërrohet dhe këtu po bëhet një tragjedi”, shprehet një prej qytetarëve në radhë. /Telegrafi/