LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri qëllon me revole 15-vjeçarin prapa timonit, vetura shtyp kalimtarët e rastit – në mesin e të lënduarve një shtatzënë (Video, +18)

Pasagjeri qëllon me revole 15-vjeçarin prapa timonit, vetura shtyp kalimtarët e rastit – në mesin e të lënduarve një shtatzënë (Video, +18)

Ky është momenti shokues kur një 15-vjeçar që ishte prapa timonit, shtyp me veturë një grup të rinjsh që po bisedonin në rrugë, pasi aksidentalisht ishte qëlluar në kokë nga kushëriri që ishte ulur në pjesën e pasme të veturës.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Miguel Hidalgo në pjesën qendrore të kryeqytetit të Meksikës, Mexico City, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat lokale, shoferi i veturë ishte qëlluar me revole në kokë derisa ishte prapa timonit të veturës në të cilën gjendeshin edhe katër persona tjerë.

Pasi që ishte qëlluar në kokë nga kushëriri që ishte ulur në pjesën e pasme të veturës, 15-vjeçari humbi vetëdijen dhe kështu vetura e tij u përplas me disa vetura tjera të parkuara dhe goditi edhe disa persona që po qëndronin në afërsi të rrugës.

Njëri nga të lënduarit, Ignacio Cardenas, ka deklaruar për mediat lokale se vetura ishte përplasur me një taksi.

“Vetura na goditi neve dhe dikush prej nesh përfundoi nën veturë më saktësisht në afërsi të rrotave të para. Ishte i brengosur pasi që një grua që ishte me ne është shtatzënë, dhe menjëherë ishte dërguar në spital”, ka shtuar ai.

Të gjithë personat që janë shtypur me veturë janë trajtuar në spital, kurse nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit që ishte qëlluar nga pas me revole.

Prokurori Edmundo Garrido Osorio, ka deklaruar për mediat lokale se hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e të shtënave.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

Botë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Botë
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Kalo në kategori