LAJMI I FUNDIT:

Cahill konfirmohet si kapiten i Chelseat

Cahill konfirmohet si kapiten i Chelseat

Maurizio Sarri ka konfirmuar se Gary Cahill është kapiteni i ri i Chelseat për pjesën e mbetur të sezonit.

Ai ka pranuar se ka qenë i pasigurt për qëndrimin e Cahill, por tashmë e ka emëruar atë si kapiten.

Azpilicueta pritet që të bart shiritin e kapitenit në ndeshje derisa Cahill të jetë në stol. Sarri thotë se Cahill mbetet lideri i tij.


“Siç e kemi parë në ndeshjet e fundit, kapiteni është Cahill”.

“Kur ai nuk është në fushë, kapiten është Azpilicueta”.

“Cahill ishte kapiten sezonin e kaluar. Unë kam biseduar me bashkëlojtarët e tij dhe më thanë se është kapiten i mirë”, u shpreh Sarri.

Chelsea këtë fundjavë zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Crystal Palace në shtëpi. /Telegrafi/