LAJMI I FUNDIT:

LDK nga Mitrovica: Do ta mbrojmë me çdo kusht territorin e vendit

LDK nga Mitrovica: Do ta mbrojmë me çdo kusht territorin e vendit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot takimet me strukturat e degës  në Komunën e Mitrovicës.

Kryetari i LDK-së Dega në Mitrovicë,  Safet Kamberi ka përshëndetur të pranishmit dhe ka hapur bashkëbisedimin me struktura të Mitrovicës.

Kamberi ka bërë të ditur që qëllimi i këtij takimi është njoftimi i strukturave për së afërmi me qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe ka hapur debatin.


“Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka përshëndetur dhe falënderuar strukturat e degës së Mitrovicës në emër të kryetarit Mustafa. Poashtu ai ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale i cili edhe pse ka qenë jo i dëshirueshëm, por LDK-në në Mitrovicë e sheh të fuqishme dhe shumë e suksesshme.

Beqiri ka folur për qëndrimet e LDK-së për dialogun, korrigjimin e kufijve, formimin e Forcave të Armatosura, listat e fryera të veteranëve dhe një mori veprimesh të LDK-së, të cilat tashmë janë të njohura për publikun”, thuhet në komunikatën për media.

Beqiri ka përmendur dokumentin për orientimet e LDK-së për dialogun, i cili pritet të miratohet në Këshillin e Përgjithshëm.

Ai poashtu ka thënë se institucionet kanë humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin për të shtyrë përpara procese tejet të rëndësishme për vendin, prandaj vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Ai gjithashtu kërkoj mobilizim maksimal dhe punë me të gjitha strukturat, që LDK-ja të jetë fituese.

Në anën tjetër deputetja Vjosa Osmani, ka thënë që qëllimi i takimeve më shumë është të dëgjohen strukturat, propozimet, problemet dhe vërejtjet e tyre.

Osmani ka thënë që vendi është duke u zbrazur dhe jo vetëm, por edhe duke u zbehur partneriteti me miqtë tonë ndërkombëtar.

Ajo ka theksuar se ka zgjedhur Mitrovicën për të thënë që Presidenti po e përkrahë ndarjen e territorit të Kosovës, veriun e Mitrovicës dhe LDK-ja me çdo kusht do ta mbrojë territorin e vendit.

Osmani ndër të tjerash ka thënë që është një koordinim i jashtëzakonshëm mes strukturave, Kryesisë dhe Grupit Parlamentar kur në pyetje janë çështjet nacionale, dhe një kauzë e tillë bën që bashkërisht të punohet dhe fuqishëm të mbrohet shtetësia.

Kurse Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së ka folur për temat më të rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, arsimin, shëndetësinë dhe tema tjera urgjente që po prekin vendin. Ai ka thirrë të pranishmit që këtë gjendje të rëndë ta shfrytëzojmë së bashku si energji dhe shkas për ndryshime pozitive në të ardhmen e afërt!

Strukturat e degës së LDK-së në Mitrovicë kanë shprehur shqetësimin e zbrasjes së qytetit të Mitrovicës prej shumë qytetarëve, prandaj kanë shprehur përkrahjen për qëndrimet e LDK-së dhe kanë kërkuar përkushtim dhe bashkëpunim maksimal për të mbrojtur kauzën për mbrojtje të shtetësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori