LAJMI I FUNDIT:

Burri gjendet i “humbur” dhe pa “kujtesë”: Ika mijëra km për të shpëtuar nga vjehrra

Burri gjendet i “humbur” dhe pa “kujtesë”: Ika mijëra km për të shpëtuar nga vjehrra

Një turist i “humbur”, i cili u gjet duke u endur rreth Edinburgut dhe pretendoi se nuk kishte kujtesë se kush ishte dhe nga vinte, ka pranuar se ka falsifikuar amnezinë për të shmangur vjehrrën e tij “bezdisëse”.

Salvatore Mannino, 52 vjeç, u gjet në St Giles Cathedral të Edinburgut nga policia, në dukje i hutuar dhe sikur vuante nga humbja e kujtesës.


Zhdukja e tij e papritur, ngriti dyshime, ndërsa zyrtarët italianë të policisë zbuluan kërkimet në kompjuterin e tij, gjë që u tregoi atyre se kishte kërkuar për tema “si të zhdukesh” apo “si të humbasësh kujtesën në mënyrë të rreme”.

Dje, babai i katër fëmijëve u detyrua të pranonte gënjeshtrën para policinë britanike: ‘E bëra për të ikur nga vjehrra ime e bezdisur”.

Unë kurrë nuk e kam humbur kujtesën. Doja t’i tregoja familjes time që isha i rëndësishëm për ta.

Doja të rimarrja pozicionin tim si bashkëshort dhe baba, ndërkohë që e ndjeja se vjehrra ime e kishte marrë këtë nga unë”.

Mannino kishte ikur nga Piza dhe kishte udhëtuar për në Skoci në mes të shtatorit.

Para se të dilte nga shtëpia, ai la një çantë me 10.500 euro dhe një fletë letre me një sekuencë numerike, një kod i cili u deshifrua nga djali i tij më i madh, 18 vjeçar.

Pas largimit dhe para se të shkonte në Skoci, doli që ai kishte shkuar në qytetin toskan të Pratit duke punuar në një supermarket. /oranews/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Kalo në kategori