Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Shoqatës Gjermane të Bizneseve Lindore, që kryesohej nga Anja Quiring, drejtore regjionale për Evropën Juglindore në Shoqatën e Bizneseve Lindore Gjermane.
Haradinaj, e ka njoftuar delegacionin e bizneseve gjermane për zhvillimet aktuale dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët e saj, duke thënë se në këtë drejtim Qeveria është duke i implementuar reformat e duhura ekonomike dhe krijimin e një ambienti sa me të favorshëm për zhvillimin e bizneseve në vendin tonë.
Temë e bisedimeve në takimin e sotëm ishte hapja e kampit Inovativ dhe Trajnues kosovar – gjerman në hapësirat e kampit të forcave të KFOR-it gjerman në Prizren.
“Hapja e këtij kampi do të shënojë avancim të bashkëpunimit gjermano-kosovar dhe Kosovën do ta vendos në hartën e investitorëve gjermanë, si një opsion për zhvillimin dhe shtrirjen e bizneseve të tyre”, tha kryeministri Haradinaj, gjatë takimit.
Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe ideja e organizimit të një forumi ekonomik gjermano-kosovar për të prezantuar potencialet e Kosovës për zhvillim të veprimtarive ekonomike të bizneseve, ku bashkë me institucionet dhe bizneset kosovare do të prezantoheshin edhe firmat e njohura gjermane në Kosovë por edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore gjermane.
Kryeministri Haradinaj ka përmendur edhe faktin që Kosova tashmë po implementon një qasje të re dhe shumë konstruktive në raport me investitorët potencial.
Ndërkaq, përfaqësuesit e delegacionit gjerman kanë shprehur interesimin e tyre për mundësitë që ofron Kosova, duke shprehur gatishmërinë që përvojat e tyre nga vizita t’i përcjellin te firmat gjermane në mënyrë që ato të informohen sa më drejtë për mundësitë që ofron Kosova për zhvillimin e biznesit.
Tema të bisedës kanë qenë edhe liberalizmi i vizave, proceset eurointegruese dhe zhvillimet tjera aktuale në vend dhe rajon.
Në takim ishin prezent edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe zëvendës ambasadori gjerman në Kosovë, Jan-Axel Voss dhe Ministra nga Kabineti Qeveritar./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Dashuria fillon në Central Park!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër