Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim delegacionin e bizneseve nga Gjermania, të kryesuar nga zëvendës Ambasadori Jan-Axel Voss, drejtoresha Rajonale për Evropën Juglindore të Komisionit për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore, Anja Quiring, me të cilët biseduan për zhvillimet në sektorin e teknologjisë informative.
Gjatë takimit, Ministri Lluka i njoftoi për planin e parkut inovativ të Prizrenit, i cila vetëm se ka filluar të jetësohet, me këtë projekt Kosova synon të bëhet Qendër për Ekselencë Digjitale në regjion.
“Me parkun teknologjik të Prizrenit ne duam që të jemi Qendër për Ekselencë Digjitale. Qendër kjo që ka fokus inovacionin, hulumtimet, zhvillimet dhe trajnimet për vendet fqinje. Ky projekt ka gjetur mbështetje dhe është përkrahur edhe nga donatorët dhe institucionet vendore, ku për vitin 2019 kemi siguruar 900 mijë euro për këtë projekt”, u shpreh Lluka.
I pari i MZHE-së, e njoftoi Delegacionin Gjerman edhe për projektin “Ekonomia Digjitale e Kosovës” i cili është lansuar dhe me të cilin dhe synohet që të mbulohet 96% e territorit të Kosovës me internet të shpejtë e sidomos zonat rurale.
“Me përkrahjen e Bankës Botërore me shumën prej 26 milionë euro është lansuar projekti “Ekonomia Digjitale e Kosovës”, ku synohet që të mbulohet 96% e territorit të Kosovës me internet të shpejtë e sidomos zonat rurale. Një pjesë prej 20% të këtij fondi do të shkojë në zhvillimin e aftësive për të rinjtë e Kosovës në fushat si programim, dizajn, e cila është një mundësi e mire për t’u vetëpunësuar”, tha ministri Lluka
Përfaqësuesit e Delegacionit Gjerman, u shprehen të interesuar që të investoj në shkolla profesionale dhe qendra të trajnimeve në sektorin e teknologjisë informative dhe po ashtu thanë se do të angazhohen të sjellin investime gjermane në Kosovë.
Ministri Lluka dhe përfaqësuesit e Delegacionit Gjerman në krye me Anja Quiring, u dakorduan që të bashkëpunojnë edhe më shumë në sektorin e TIK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës